‘Më mirë Ardiani se shejtani në djep’, ish-ministri ironizon vetingun: Dvoranit nuk i mbaron asnjëherë mandati

Publikuar tek: barometri, më 09:22 26-07-2018 ‘Më mirë Ardiani se shejtani në djep’, ish-ministri ironizon vetingun: Dvoranit nuk i mbaron asnjëherë mandati Ylli Manjani

Ish-ministri i drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar pas konfirmimit në detyrë të gjyqtarit të Gjykatës së lartë, Ardian Dvoranit të cilit, sipas tij nuk i mbaron mandati asnjëherë.

“Pra siç na mëson edhe udhëheqësi më mirë Ardiani se shejtani në djep! Rroftë Vetingu, krejt “i pavarur”, shkruan Manjani.

Postimi i plotë:

Sido të vijnë rrethanat politike; sido të jenë ligjet që shkruhen; sido të vendosë Gjykata Kushtetuese;

Ardian Dvoranit nuk i MBARON MANDATI asnjëherë!

U zgjodh për të shërbyer për 9 vite në Gjykatën e Lartë. Shokët e tij ikën, se ju mbaroi mandati.Ardiani JO!

Ka hyrë në vitin e 13-të dhe rri aty!!!

As vettingu nuk e tundi dot prej aty, megjithse qëndron në shkelje të hapur me Kushtetutën e Republikës!

Pra siç na mëson edhe udhëheqësi: më mirë Ardiani se shejtani në djep!

Rroftë Vetingu, krejt “i pavarur”!

R.I.P Kushtetuta, vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe e gjithë Reforma!

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.040612936019897
array(1) { ["section"]=> string(113) "me-mire-ardiani-se-shejtani-ne-djep-ish-ministri-ironizon-vetingun-dvoranit-nuk-i-mbaron-asnjehere-mandati-129157" }