'Më në fund, do ketë një 11-metërsh për Ronaldon në Itali'

Publikuar tek: sport, më 14:15 18-07-2018 'Më në fund, do ketë një 11-metërsh për Ronaldon në Itali'

Nga viti 1997 deri në vitin 2018: Njëzet e një vjet pas ardhjes së Fenomenit, një tjetër Ronaldo arrin në Itali. Është e pamundur të fshihet: njëri prej “golave” ​​të shënuar nga Juventusi është një goditje e madhe në treg, e lakmuar nga të gjithë përkrahësit e ekipeve të tjera italiane. Interi e kupton disnivelin në letër me rivalin direkt, edhe pse tifozët zikaltër janë atipikë dhe fanatikë të skuadrës së tyre. Pra, le të luajmë këtë lojë mes seriozitetit dhe zellshmërisë: le të argëtohemi duke parë 3 “fytyrat” e tifozëve interistë gjatë fazave të ndryshme të kampionatit, e cila i ka mbetur që prej themelimit si klub sportiv.

 

Pesimistët- "Morëm Asamoah, praktikisht një mbeturinë e tyre dhe Juventus merr Cristiano Ronaldo (5 herë Topi i Artë). Është edhe faji ynë, që nuk mundëm të blinim përfundimisht Joao Cancelo, Mendes menaxheri i CR7 nuk do të kishte kontaktuar me Juventusin, pasi nuk do të kishte influencën e bashkëatdhetarit të vetë për të luajtur bashkë tek Juventus. Për mos të folur për një tjetër portugez, Joao Mario, i cili gjatë Europianit France 2016, i këshillonte bashkëatdhetarët e vetë të vinin dhe të luanin në Itali.

Të Moderuarit - Në këtë rast nuk ka nevojë për të fantazuar dhe vetëm të sjellësh ndërmend deklaratën e Zv Presidentit Javier Zanetti: "Cristiano Ronaldo është një pasuri e futbollit botëror që vjen në ligën tonë, me një ndikim jo vetëm sportiv, por edhe me ndikim ekonomik të sigurtë, i cili do të japë një stimul të madh për të përforcuar të gjitha ekipet. Pse nuk erdhi në Inter?  Ne kemi objektiva të tjerë dhe jemi të lumtur me këtë merkato pasi jemi duke u përforcuar nga viti në vit. Qëllimi është që të jemi konkurrues të denjë këtë vit dhe pjesëmarrja në  Ligën e Kampioneve është një pikë fillimi. CR7 është një kampion dhe një profesionist i madh, ai nuk do të ketë ndonjë problem me Juventusin, sepse ai di se si të sillet dhe di të përshtatet mësë miri ".

“Naivët”- "Cristiano Ronaldo tek Juventus i ndihmon shumë futbollit italian dhe është një portë për ardhjen e  kampionë të tjerë të mëdhenj në Serie A. Me të Juventusi ka për të fituar  tashmë kampionatin krejt lehtësisht dhe do të hedhë bazat për të fituar tripletën.  Së paku Interi ka shmangur kalimin e Icardi-t tek Juventus. Edhe pse ky transaksion ka sjellë më shumë fitime, Ronaldo “Fenomeni” është dhe do të jetë gjithmonë “Mrekullia” e Kampionatit Italian, pasi ai është transferuar 21 vjeç, jo 33 si CR7. Në fakt Moratti arriti ta rrëmbejë nga Barcelona duke paguar klauzolën e anulimit mbi 48 miliardë lireta, edhe pse  Real Madrid e shiti CR7 për të dhjetën e miliardit Euro, pasi Bordi drejtues i Real Madrid e ka do kuptuar se ishte koha e duhur për të shitur atë. Në kohën e “Fenomenit” në Itali kanë milituar mbrojtësit të kalibrit më të lartë si Maldini, Nesta , Cannavaro dhe Thuram. Këtë vit do të jetë koha e duhur për të parë një 11 metërsh për Ronaldon, shprehen tifozët e Interit me humor".

E VËRTETA - Kampionët e këtij lloji nuk kanë moshë. Fenomeni Ronaldo dhe Cristiano do të kenë të njëjtin efekt: nëse jo në fushë, të paktën për tifozët. Në sezonet e fundit, pavarësisht nga rezultatet zhgënjyese të skuadrës, Inter kanë më shumë publik në Serie A në sajë të audiencës prej 30-40 vjet që ra në dashuri me Ronaldon dy dekada më parë. Tani, pas 7 kampionateve të fituara vit për vit , ardhja e CR7 do të ndihmojë për të krijuar një brez të ri të Juventusit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kombëtarja kroate çudit botën me këtë vendim, letra e trajnerit Daliç bën xhiron e rrjetit
U largua nga Napoli, Sarri tregon arsyen: Kisha probleme me presidentin »
Article Logic
Execution time: 0.022459983825684
array(1) { ["section"]=> string(62) "me-ne-fund-do-kete-nje-11-metersh-per-ronaldon-ne-itali-128315" }