Më në fund! Nisin hetimet për trukimin e ndeshjeve në futboll

Publikuar tek: sport, më 16:00 26-01-2015 Më në fund! Nisin hetimet për trukimin e ndeshjeve në futboll

Çdokush që ishte në stadiumin e Vlorës në fundjavë, përjetoi një “maskaradë” futbollistike në ndeshjen mes Flamurtarit dhe Teutës e cila u mbyll 2-1.

Por tolerimi i durrsakëve që nuk dihet se për çfarë arsye lëshuan lojën(baste, favore, trukime apo borxhe), është dënuar me forcë nga tifozët vlonjatë, dhe tani, më në fund, nisin hetimet. Nga ana e prokurorisë së qytetit bregdetar. Kjo e fundit ka nisur hetimin në lidhje me ndeshjen në fjalë pasi dyshohet si e trukuar mes Flamurtarit dhe Teutës.

Duke u bazuar tek neni 197/A/2 i Kodit Penal ku flitet për paracaktimin e ndeshjeve, prokuroria është vënë tashmë në kërkim të provave të cilat mund të zbulojnë nëse vërtet ky takim ka elementë të tillë apo vetëm është lëshuar. 

Të gjitha pamjet filmike të regjistruara nga kamerat e sigurisë si dhe ndeshja e plotë do të analizohet me kujdes. Si për ironi, të parët të cilët kërkuan të hetohej ky takim ishin vetë drejtuesit e Flamurtarit, duke kërcënuar edhe me bojkot nëse nuk merren masa ndaj një fenomeni të tillë.

Edhe pas këmbanave të alarmit në Vlorë, në Laç u shfaq një tjetër ndeshje e shëmtuar. Me rezultat të dyshuar si të manipuluar ndaj Partizanit, sfida e kurbinasve do të kalojë përmes Komisionit të Etikës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Blatter sulmon UEFA: Po më bën opozitë por nuk del në zgjedhje
Cristiano Ronaldo dhe Mexes, pezullimi mund të shkojë deri 12 ndeshje »
Article Logic
Execution time: 0.023688077926636
array(1) { ["section"]=> string(65) "me-ne-fund-nisin-hetimet-per-trukimin-e-ndeshjeve-ne-futboll-1539" }