Më në fund/ Një ambasadore e qeverisë nuk e “bojkoton” kryetarin e opozitës Basha

Publikuar tek: politike, më 09:42 18-03-2016 Më në fund/ Një ambasadore e qeverisë nuk e “bojkoton” kryetarin e opozitës Basha

Eshtë pritur shumë mirë ideja e ambasadores së Shqipërisë në ShBA Floresha Luli Faber për të thirrur në ceremoninë e 25 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve mes dy vendeve, ish ambasadorët amerikanë që kanë shërbyer në Shqipëri, por edhe kryetarin e opozitës Lulzim Basha, I cili gjendej në një vizitë partiake në Uashington.

Gazetarja e Voice of America, Keida Kostreci, na sjell disa foto të aktivitetit, ku bie në sy prezenca e Lulzim Bashës në këtë aktivitet, në krah të shumë ambasadorëve që kanë shërbyer në Shqipëri. Ndryshim I madh për ish ambasadoren Mariza Lino, që shumica e shqiptarëve e mbajnë mend që në kohën e zgjidhjes së krizës së vitit 1997 në Shqipëri. Në pritjen e organizuar nga ambasadorja Floreta Faber, merrnin pjesë ambasadori amerikan në Shqipëri, Donald Lu, ish-ambasadorët Alexander Arvizu, John Ëithers, Marcie Ries dhe Marisa Lino.

Në ceremoni ishte edhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Ambasadorja Faber, drejtori i zyrës për çështjet e Evropës Jugore dhe Qendrore Thomas Yazdgerdi dhe ambasadori Lu përshëndetën këtë përvjetor të rëndësishëm për marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Privilegji i mbrëmjes ishin histori të jashtëzakonshme të rrugëtimit në kohë, Shqipëria në vitet e para pas viteve '90, vitet e vështira të '97-tës, transformimet e mëdha të vendit drejt një anëtarësie në NATO, drejt një shteti europian si dhe perspektivat e sotme të Shqipërisë për të ecur përpara. Me gjithë ndryshimet e mëdha, një gjë nuk ka ndryshuar në Shqipëri, dashuria dhe respekti pa kufi për popullin dhe qeverinë amerikane. Vetëm një çerek shekulli, por në Amerikë, është rritur në mënyrë të konsiderueshme numri i miqve dhe mbështetësve të Shqipërisë, ku spikasin mbështetja e këtyre Ambasadorëve që nuk rreshtin së dashuri dhe së foluri për Shqipërinë dhe shqiptarët. Në emer të shtetit dhe qeverisë shqiptare, Ambasadorja Faber falenderoi Ambasadorët për gjithë mbështetjen dhe kontributin e tyre të pazëvëndësueshëm” thuhet në faqen e ambasadës së Shqipërisë në SHBA.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kokëdhima kundër "Dekriminalizimit": Absurd, antikushtetues dhe fyes
Petro Koçi në Parlament, kryetari i ‘’PSV91’’ provon sërish ndjesinë e sallës së seancave (FOTO) »
Article Logic
Execution time: 0.024481058120728
array(1) { ["section"]=> string(84) "me-ne-fund-nje-ambasadore-e-qeverise-nuk-e-bojkoton-kryetarin-e-opozites-basha-35401" }