Me një gol dhe mes polemikave, Napoli shpallet kampion i dimrit

Publikuar tek: sport, më 22:50 29-12-2017 Me një gol dhe mes polemikave, Napoli shpallet kampion i dimrit

Napoli është shpallur zyrtarisht kampion i dimrit në Itali.

Djemtë e teknikut Sarrit morën një fitore shumë të vuajtur përballë Krotones, që edhe pse në vendet e fundit tregoi karakter dhe ia vështirësoi ndeshjen Napolitanëve.

Pavarësisht polemikave për disa rasteve të dyshimta, Napoli arriti të konfrimojë edhe një herë vetën si pretendenti kryesor për të fituar Serie A këtë vit.

Ishte Hamshik ai që i dha fitoren mbrëmjen e sotme Napolit duke u bërë gjithashtu golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i kësaj skuadre.

Napoli do të presë këtë fundjavë edhe ndeshjet e ndjekësve Juventus, Roma dhe Inter, për të parë nëse do të thellojë diferencën me ta. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Lëvizje surprizë, Alexis Sanchez 'braktis' Arsenalin, ky është destinacioni i ardhshëm
Christian Totti bën të harrohet i ati, magjepset La Liga »
Article Logic
Execution time: 0.35090303421021
array(1) { ["section"]=> string(69) "me-nje-gol-dhe-mes-polemikave-napoli-shpallet-kampion-i-dimrit-104883" }