Me një gol të anulluar dhe raste pa fund, Partizani nuk shkon më shumë se barazimi me Skënderbeun

Publikuar tek: sport, më 20:02 27-11-2017 Me një gol të anulluar dhe raste pa fund, Partizani nuk shkon më shumë se barazimi me Skënderbeun

Ka përfunduar në barazim kryesfida e kësaj jave në superligën shaqiptare mes Partizanit dhe Skënderbeut në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Ndeshja e karakterizuar nga raste të shumta të humbura nga të dyja skuadrat nuk ka mundur të nxjerrë asnjë fitues.

Në pjesën e parë Partiznai u tregua më kërkues për golin, ku iu anullua dhe një gol i Prognit i konsideruar i parregullt nga ana e gjyqtarëve.

Por edhe Skënbderbeu nuk ishte më pak aktiv, pasi disa iu afrua golit, por pa mundur dot  të jetë konkret.

Në pjesën e dytë Partizani humbi disa raste të tjera flagrante për të shënuar, por sulmuesit e kuq u treguan të pasaktë përballë Orges Shehit.

Pas kësaj ndeshje Skënderbeu vazhdon të  jetë i pari me 28 pikë, ndërsa Partizani është në kuotën e 15-të pikëve në vendin e 7-të. 

Më shumë në këtë kategori: « Dështoi në Spanjë, De Biazi tregon pengun e vetëm që i mbeti pas largimit nga Alaves
Duka zbulon planet FSHF-së, tregon dhe premtimin që nuk u realizua dot »
Article Logic
Execution time: 0.015363931655884
array(1) { ["section"]=> string(103) "me-nje-gol-te-anulluar-dhe-raste-pa-fund-partizani-nuk-shkon-me-shume-se-barazimi-me-skenderbeun-100991" }