Me pantallona të shkurtra dhe kallashnikovin me vete, dalin PAMJET e ARRESTIMIT të Ridvan Zykajt

Publikuar tek: aktualitet, më 06:48 11-08-2018 Me pantallona të shkurtra dhe kallashnikovin me vete, dalin PAMJET e ARRESTIMIT të Ridvan Zykajt

Ky është momenti i arrestimit të Ridvan Zykajt. Siç shihet ai është veshur me pantallona të shkurtra, bluzë të zezë dhe në pamje të parë duket krejt normal.

 

Shikimi i tij është mjaft i qetë, i drejtuar nga kamera dhe në kushte të tjera nuk të lë përshtypjen se ky person mori dje 8 jetët e të afërmve të tij.

Pas orësh të tëra kërkim gjatë gjithë natës policia arrestoi 24 vjeçarin, Ridvan Zykaj orët e para të mëngjesit të sotëm. Bashkë me kapjen e tij policia sekuestroi edhe armën e krimit.

Dinamika e ngjarjes makabre:

Dje u raportua se pak para masakrës ishte në një drekë me familjen. Ai më pas shkoi në një prej banesave ku qëlloi për vdekje vëllain e gjyshit, nusen dhe dy fëmijët, e më pas në banesën tjetër ku vrau anëtarët e tjerë të familjes Zykaj.

Dyshohet që autori të ketë qenë i dehur në momentin që ka kryer vrasjet. Por nuk përjashtohet mundësia që 24-vjeçari të vuajë nga problemet mendore. Pesë vite më parë ai kishte pësuar djegie të rënda në sipërfaqe të konsiderueshme të trupit, çka ngre dyshimet se mund të ketë pësuar trauma.

Një tjetër pistë është ajo e konflikteve të pronësisë. Bashkëfshatarët kanë zbuluar se disa vite më parë familjet ishin konfliktuar për shkak se autori i krimit akuzohej se kishte vjedhur katër pula deti.

Vetëm pak ditë më parë ata ishin konfliktuar sërish për bagëtitë. Dje, pasi konsumoi drekën me familjen e tij ai mori armën dhe shkoi në banesën e Demir Zykajt, vëllai i gjyshit. Ay qëlloi për vdekje Demirin, gruan e tij, djalin dhe nusen e djalit.

Më pas 24-vjeçari i është drejtuar shtëpisë gjitur ku ka qëlluar për vdekje ku ka vrarë edhe katër personat e tjerë, ndër ta dy fëmijët e mitur.

Njoftimi i policisë për arrestimin:

Si rezultat i punës së mirëorganizuar, krehjes së territorit, kontrolleve të shumta dhe pa ndërprerje gjatë gjithë natës edhe me anë të qenit gjurmes, të përdorur nga ana e strukturave Policore të DVP Vlorë, Renea, Fnsh dhe Delta Forcë, u bë e mundur kapja e autorit të krimit  Ridvan Zykaj në një zonë periferike në dalje të Selenicës.

Gjithashtu u sekuestrua edhe arma e krimit, një kallashnikov.

Autori është shoqëruar në DVP Vlorë, për veprimet e mëtejshme.

Materialet hetimore do t'i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale ''Vrasje në rrethana cilësuese, ndaj dy ose më shumë personave'', parshikuar nga neni 79/dh i Kodit Penal.

38862594_1880541772241361_8417399308973768704_n.jpg

Arma e krimit

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gjithë natën në kërkim, policia jep DETAJET e para: Si u arrestua sot Ridvan Zykaj
Surprizat e motit, temperatura të larta dhe rrebeshe shiu sot në këto zona »
Article Logic
Execution time: 0.017940044403076
array(1) { ["section"]=> string(102) "me-pantallona-te-shkurtra-dhe-kallashnikovin-me-vete-dalin-pamjet-e-arrestimit-te-ridvan-zykajt-130766" }