Me pranverën mbërrijnë dhe turistët e parë në “Via Egnatia”

Publikuar tek: kulture-art, më 14:56 16-04-2016 Me pranverën mbërrijnë dhe turistët e parë në “Via Egnatia”

Me pranveren duket se kane mbërritur dhe  turistët e parë  te cilet  po vizitojne e pershkojne  rrugën antike  Egnatia, një rrugë drejtuese mijëvjeçare komunikimi midis perëndimit dhe lindjes, midis Adriatikut të poshtëm dhe Egjeut verior.

Përpjekjet e Agjencise Kombëtare të Bregdetit për rivitalizimin e rrugës antike “Via Egnatia”,  me sa duket po tërheqin interesimin e turistëve të cilët janë të dhënë pas aventurës dhe kulturës historike.

Ditët  e para të Prillit,  sollën turistë perëndimore që po ndjekin këtë itinerar në malësitë e Librazhdit duke ngjallur kuriozitetin e banorëve vendas. Ky është viti i parë që rruga antike  ka tabela të dedikuara itinerarit dhe shënime historike.

Ndërtimi i kësaj rruge nisi nga gjysma e dytë e shekullit te dytë p.e.s., një vijë drejtuese mijëvjeçare komunikimi midis perëndimit dhe lindjes, midis Adriatikut të poshtëm dhe Egjeut verior. Me rrugën Egnatia bashkohej një rrugë që vinte nga Epidaninos (Dyrrachium), e quajtur në mënyrë konvencionale nga studimet degë veriore e rrugës Egnatia. Një tjetër degë e saj fillonte në Apoloni dhe nëpërmjet kodrave të fushës së Myzeqesë,dilte në lumin Shkumbin dhe bashkohej në Klodiana me atë që niste nga Durrësi, që më pas  ato përshkonin luginën e mesme të Shkumbinit dhe ngjitej deri në kodrën e Sopi Polis, në zonën e Haxhi Beqarit, ku rruga antike ishte e detyruar nga morfologjia e luginës të kalonte nga bregu i djathtë te bregu i majtë i lumit Shkumbìn që vazhdon në drejtim të Liqenit të Ohrit dhe më pas drejt Prespës.

Rruga vazhdon drejt qafave të maleve gjatë të cilave kalonte kufiri midis Ilirisë dhe Maqedonisë.

Në trasenë e rrugës Egnatia gjejmë teknikën e ndërtimit romak të rrugës. Arritja e qendrave në mënyrë më të drejtperdrejtë, komode, ekonomike, përpjekjeve për të evituar përmbytjet dhe uljet e terrenit me forcë. Megjithëse rruga Egnatia ka qenë një nga rrugët më të rëndësishme të komunikacionit me botën romake,  sot,kjo rrugë e vjetër është kthyer në një atraksion për vizitorët dhe turistët kurioz të historisë dhe të lashtësisë. Investimet që janë bërë në orientimin dhe në përgatitien e shoqëruesëve profesionistë të guidave turistike,kanë bërë që ajo të futet fuqishëm në itineraret turistike të vendit tonë. (Atsh)

egnatia5-1-690x450.jpg

egnatia4-1-690x450.jpg

egnatia1-1-690x450.jpg

egna-1-690x450.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ishte në aeroport, statuja e Nënë Terezës vendoset në “Qafë-Thanë”. Kumbaro: Bekon rrugët shqiptare që e lindën
Pas sherrit me Bleonën, Stefi i nevrikosur për të vëllanë Endrin: S’kam dashur të marrë pjesë »
Article Logic
Execution time: 0.0041630268096924
array(1) { ["section"]=> string(63) "me-pranveren-mberrijne-dhe-turistet-e-pare-ne-via-egnatia-37852" }