Më shumë 'halle' për shoferët, policia merr vendimin e papritur: Test edhe për drogë

Publikuar tek: barometri, më 09:39 21-03-2018 Më shumë 'halle' për shoferët, policia merr vendimin e papritur: Test edhe për drogë

Pamje nga aparati Dragger

Rregullat rrugore çdo ditë po përditësohen, duke u bërë gjithmonë e më të rrepta për drejtuesit e mjeteve.

Pas testit të alkoolit që është kthyer në tmerrin e shoferëve që frekuentojnë jetën e natës, tashmë policia rrugore ka plotësuar procedurat për të blerë edhe pajisjet e testimit nga përdorimi i drogërave.

Në ndryshim nga testi i alkoolit, në të cilin shoferët duhet t’i fryjnë aparaturës për t’u testuar, në testin e drogës drejtuesi i mjetit duhet të japë pak mbetje nga goja që në pak sekonda të provohet nëse ka përdorur lëndë narkotike apo jo.

Sipas Policisë, drejtuesit të cilët dalin pozitiv në këtë test, do të ndërshkohen nga një gjobëvënie në shifrën e 50 mijë lekëve deri në heqjen e patentës për 1 vit. Nëse niveli i lëndës narkotike është mbi normën e lejuar, drejtuesi mund të rrezikojë edhe arrestimin.

Deri më tani policia në rastet dyshuese, e procedon drejtuesin e mjetit duke i kryer analiza gjaku për të zbuluar nëse ka përdorur drogëra gjatë kohës që drejtonte makinën.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026862859725952
array(1) { ["section"]=> string(87) "me-shume-halle-per-shoferet-policia-merr-vendimin-e-papritur-test-edhe-per-droge-113977" }