"Më shumë kuadro na hëngri gopi se topi”, Dylgjeri për videon intime të Priftit: I njoh të dy. Dhe ja se ç'thotë

Publikuar tek: politike, më 10:12 01-10-2015

Gazetari Ylli Dylgjeri komenton daljen e pamjeve nga video e Dritan Priftit me një vajzë në momente intime. Vajza në foto sipas Dylgjerit është ish-drejtoreshë e Përgjithshme e Bashkëpunimi Ekonomik. Gazetari tregon se të dy i njeh në punë të përbashkët.

“Më shumë kuadro na hëngri gopi se topi”, e nis kështu gazetari komentin e tij.

“Kush është gopi e kush është topi?
Gop-i nuk është ndonjë organizatë ekonomike, apo OJQ. Nuk është parti politike, nuk është as akronim fjalësh. Eshte emërtimi i organit seksual femëror, në gojën e një udhëheqësi të lartë të PPSH, ish Kryetar i Komiteti te Veterane te LANÇ, dhe ish/komandan i brigatës 5-të. Figure e nderuar për kohën. E bëri këtë emërtesën gop, në fjalën që mbajti në organizatën bazë të partisë me rastin e dënimit dhelargimit të Zv të Tij veteran, pasi dhe ky u kap me një "video" (koha nuk kishte) me pastruesen e zyrave ku militonte. Zv u lançua.
Me tej , çfarë është topi?
Nuk eshte Top Channel, megjithëse dhe ky herë pas herë është viktime vidio-sh. Nuk eshte Topi, ish presidenti i vendit, nuk është as topi i futbollit por është vetëm topi luftarak që luftonin partizanët gjatë luftës...
Do kalonin vite dhe kjo shprehje qesharake do më përsëritej rëndom në administratën shqiptare, sa herë çarku i kapte qeflinjtë... Se godoshë-thonë ka shumë, por godosh i mbetet atij që kapet”, shpjegon në mënyrën e tij Dylgjeri.


“Mu kujtuan sërisht sot pasi shtypi, apo hackeri, hodhi sërisht në publik foto nga video e dy nëpunësve të lartë të Ministrisë së Energjitikes, (viktima të energjisë së vet) njeri Minister, e tjetra Drejtoreshë e Përgjithshme e Bashkëpunimi Ekonomik. Me të dy kam punuar në atë kohë, e te dy i njoh në punë të përbashkët. Por ndryshe nga topat e viteve që qëllonin e që vrisnin një herë, topi i videos Prifti s'po pushon së qëlluari edhe sot pas 5-së viteve nga kjo ngjarje e shëmtuar.
Me sa duket ky vend ende nuk është çarmatosur. Ky vend ende nuk i ka dërguar të gjitha armët e vjetra për skrap!
Ky vend është ende i paçliruar...”, përfundon komentin e tij gazetari.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « KUVEND/ Nuk futet në rend dite hetimi ndërkombëtar për aferën CEZ-DIA
Berisha jashtë Kuvendit: Unë jam afruar me Metën? Skup mediatik »
Article Logic
Execution time: 0.01316499710083
array(1) { ["section"]=> string(113) "me-shume-kuadro-na-hengri-gopi-se-topi-dylgjeri-per-videon-intime-te-priftit-i-njoh-te-dy-dhe-ja-se-c-thote-22078" }