Më shumë se 1.700 persona të punësuar nga TAP, avantazhet e Shqipërisë dhe përfitimet afatgjata

Publikuar tek: ekonomi, më 16:46 30-09-2016 Më shumë se 1.700 persona të punësuar nga TAP, avantazhet e Shqipërisë dhe përfitimet afatgjata

Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP)  do të transportojë gaz natyror nga fusha gjigante e Shah Denizit II, në Azerbajxhan për në Evropë dhe në Shqipëri.

Tubacioni me gjatësi 878 km, do të lidhet me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP) në kufirin turko-grek në Kipoi, duke kaluar përmes Greqisë dhe Shqipërisë dhe Detit Adriatik, përpara se të mbërrijë në brigjet e Italisë së Jugut.

 Rruga e  TAP-i lehtëson furnizimin me gaz të disa vendeve të Evropës Juglindore, përfshirë Bullgarinë, Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Malin e Zi, Kroacinë dhe të tjera.

Dalja në tokë e TAP-it, në Itali, ofron mundësi të shumta për transportimin e mëtejshëm të gazit natyror të Kaspikut në disa nga tregjet më të mëdha evropiane, si Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Zvicra dhe Austria.

 Në territoret shqiptare tubacioni do të ketë një shtrirje prej 215 km dhe qëllim kryesor do të ketë furnizimin e 7 milion familjeve me gaz. Në Shqipëri punimet që i paraprinë ndërtimit filluan që në gusht të vitit 2015, ndërsa në prill 2016 përfundoi shpallja e kontratave kryesore., duke filluar në maj ndërtimi i tubacioneve dhe instalimeve mbi tokë.

 Afati për ndërtimin për pjesën detare, nënujore të gazsjellësit është lënë dimri i 2017 dhe fillimviti i 2018-ës.

 Testimi i përfundimit të gazsjellësit do të kryhet në fund të vitit 2019 për të nisur veprimtarinë në 2020-ën.

 Përsa i përket materialeve që do të përdoren në Shqipëri, TAP do të përdorë rreth 13.000 tuba çeliku për ndërtimin e seksionit të tubacionit prej 215 km.

 Deri më tani rreth 23.000 metra lineare pjesë tokësore janë pastruar nga gjurma e projektit dhe rreth 8.000 metër tuba janë salduar .

 Ndërkohë janë ndërtuar rrugë ndihmëse dhe ura në rajonin e Korçës, Çorovodës dhe Fierit.  Rreth 94% e punimeve, për Rrugët dhe Urat Ndihmëse  të miratuara është përfunduar.

Janë ndërtuar nga e para apo janë rindërtuar rreth 48 kilometër rrugë, janë ndërtuar 2 ura të reja dhe janë rehabilituar 42 ura ekzistuese

Ndërsa faza e dytë e punimeve, që përfshijnë rehabilitimin e rreth 100 km rrugë, do të kryhet nga një kontraktor vendas .

 Projekti TAP ka dhënë mundësin e punësimit për shumë persona.

Aktualisht, më shumë se 1.700 persona punojnë për këtë projekt në vendin tonë dhe ndër to rreth 90% e punonjësve janë shqiptarë.

 Procesi i Blerjes dhe Servitutit të Tokës  janë kryer në përputhje me standardet ndërkombëtare të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

 Shqipëria ka shumë përfitime nga  realizimi i projektit si në periudha afatshkurtëra dhe afatgjata. Më poshtë po rendidim disa prej tyre.

 Përfitimet nga TAP-i në Shqipëri

-E vendos Shqipërinë në hartën evropiane të energjisë.

-Lehtëson zhvillimin e infrastrukturës energjetike të vendit dhe tregun e brendshëm të energjisë.

-Rrit rëndësinë rajonale dhe gjeo-strategjike të vendit dhe jep kontribut për integrimin tregtar dhe fizik të Shqipërisë në Evropë.

-Promovon zhvillimin ekonomik dhe hapjen e vendeve të punës, si dhe nxit investime të huaja direkte.

-Përmirëson infrastrukturën rrugore të Shqipërisë dhe jep kontribut për sigurinë në rrugë.

-Përmirëson të dhënat kadastrale në zonat përgjatë gjurmës së gazsjellësit.

-Projekti TAP u ka dhënë mundesinë e bashkëpunimit dhe kompanive shqiptare siç janë dy kontraktorët kryesorë të TAP-it, Shoqëria e përbashkët Gener 2 dhe Sicilsaldo, kontraktor për rehabilitimin e Rrugëve Ndihmëse dhe Urave në Shqipëri.

 -Spiecapag është kontraktor për ndërtimi e dy loteve tokësore në Shqipëri (215 km gjithsej)

-JV Renco S.p.A dhe Terna S.A, kontraktor EPC për stacionet e kompresorëve të projektit.

-Saipem SpA, kontraktor EPCI për seksionin detar, nënujor të projektit.

-ABKons: për vlerësimin, shpalljet publike dhe këshillimin publik për raportin VNMS.

Aksionarët e këtij projekti janë :  BP (20%), SOCAR (20%), Snam (20%), Fluxys (19%), Enagás (16%) dhe Axpo (5%)

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022006034851074
array(1) { ["section"]=> string(100) "me-shume-se-1-700-persona-te-punesuar-nga-tap-avantazhet-e-shqiperise-dhe-perfitimet-afatgjata-54654" }