Më shumë se 100 vjedhje, shkatërrohet banda e 'skifterave' shqiptarë

Publikuar tek: aktualitet, më 18:47 12-01-2018 Më shumë se 100 vjedhje, shkatërrohet banda e 'skifterave' shqiptarë

Katër hajdutë shqiptarë janë arrestuar në Itali nga policia pasi dyshohen për rreth 100 vjedhje të bëra në shtetin italian. 

Vjedhjet janë bërë midis krahinave Rimini, Ankona, Pesaro-Urbino Modena. Mes mallrave të vjedhura janë sekuestruar më shumë se një kilogram sende ari.

Operacioni filloi disa ditë më parë për shkak të rritjes së numrit të vjedhjeve, veçanërisht në zonën Valconca. Gjatë një tentative për vjedhje në 30 dhjetor në një shtëpi në Itali, i zoti i shtëpisë mundi të mbante targën e makinës së hajdutëve dhe në këtë mënyrë policia e pati më të lehtë hetimin, shkruan "Ansa".

Policia italiane në një periudhë të shkurtër mundi të arrestonte hajdutët nga Shqipëria. Sakaq, vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

4566fc118db1d9922a8bf16e613c60fe.jpg

Më shumë në këtë kategori: « Aksident i rëndë në Itali, humb jetën infermierja shqiptare
TRAGJIKE/ Bie nga ballkoni, humb jetën gruaja nga Shkodra »
Article Logic
Execution time: 0.018985033035278
array(1) { ["section"]=> string(72) "me-shume-se-100-vjedhje-shkaterrohet-banda-e-skifterave-shqiptare-106352" }