Më shumë se 30% e bizneseve nuk transmetojnë të dhënat e kasave fiskale tek tatimet

Publikuar tek: ekonomi, më 16:42 14-07-2016 Më shumë se 30% e bizneseve nuk transmetojnë të dhënat e kasave fiskale tek tatimet

Nga të dhënat e ministrisë së Financave në qershor të këtij viti, rezulton se numri i kasave mostransmetuese arrin mbi 57 mijë.

Nga këto kasa 16 mijë i përkasin biznesit të madh, 32 mijë biznesit të vogël, dhe 9 mijë biznesit të vogël me TVSH.

Gjatë periudhës janar-qershor 2015, numri i kasave mos transmetuese arrinte më shumë se 153 mijë. Edhe pse mos transmetimi i këtyre kasave është zvogëluar, sërish mbetet  në nivele të larta.

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj paralajmëroi në fillim të kësaj jave nisjen më 1 gusht të luftës së dytë kundër evazionit me kuponët tatimorë.

Ministri Ahmetaj tha se shumë biznese nuk presin kupon në bazë të xhiros reale, ndërkohë që ekziston gjithashtu një numër mjaft i madh i kasave fiskale jofunksionale.  

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.007072925567627
array(1) { ["section"]=> string(88) "me-shume-se-30-e-bizneseve-nuk-transmetojne-te-dhenat-e-kasave-fiskale-tek-tatimet-46591" }