“Me urdhër të lalit, të bukrit, Erion Veliaj…bëri gabimin e jetës! Njëherë ma hipe, një herë ta hipa…Mogherini u flet anglisht ca kuçkave që nuk dinë asgjë!’’

Publikuar tek: politike, më 12:09 04-03-2016 “Me urdhër të lalit, të bukrit, Erion Veliaj…bëri gabimin e jetës! Njëherë ma hipe, një herë ta hipa…Mogherini u flet anglisht ca kuçkave që nuk dinë asgjë!’’

“Me urdhër të lalit, njishit të Tironës, të bukrit, socialistit Erion Veliaj…bëri gabimin e jetës! Njëherë ma hipe, një herë ta hipa… Ti s’guxove kurrë mor edepsës mor spurdhjak, mor servil’’, shpërthen në revoltë Kreshnik Spahiu pas lirimit nga qelia.

Ai njëkohësisht ka shpërthyer në ofendim të rëndë kundër grave deputete, duke i quajtur ‘’kuçka’’. “Mogherini u flet anglisht ca kuçkave që nuk dinë asgjë…’’, tha Spahiu, teksa komentonte takimin e shefes së BE-së me deputetet në Kuvend.

Kreu i Aleancës Kuq e Zi u arrestua sot pasi mbylli me zinxhir derën e Bashkisë së Tiranës.

“Me urdhër të lalit, njishit të Tironës, të bukrit, socialistit Erion Veliaj. Po sigurisht që nuk ka polici, i cili sot bëri gabimin e jetës, o Erion, o Edvin, sapo bëtë gabimin e jetës suaj. Po harruat. Në ato maja rripa-rripa, njëherë ma hipe, një herë ta hipa.

Rradha jote mbaroi, dimri po shkon dhe pranvera po vjen. Dhe pranvera shqiptare do afrohet me një revoltë të të gjithë shqiptarëve.

Edi Veliaj  Edi , sot gabuat rëndë, pas do të keni pas Kreshnik Spahiun për gjithë jetën.

Ti jo njish i Tiranës po njish i burgjeve do bëhesh shumë shpejt, të gjithë do të përkëdhelin në qelitë e burgjeve.

Erion dhe ti Edvin kini kujdes kur vini në zyrë, mos guxoni të dilni në rrugët e Tiranës, dhe baret, qytetarët do t’i keni pas me domate e vezë.

Ti s’guxove kurrë Mor edepsës mor spurdhjak.

O Erion o njish, o artist o lali i Edi Ramës, ki parasysh që Tirana të voton por  Tirana të arreston. Do të arrestojë populli dhe nuk do ketë polici. Këta që janë me qindra janë më të thjeshtë, më të varfër.

Edhe ty mo faqezi, po spurdhjak, po edepsës, në kazan plehrash do t’u fusë publiku!

Lejen ia ka dhënë kushtetuta çdo qytetari që të protestojë…

Mogherini u flet anglisht ca kuçkave që nuk dinë asgjë”, tha Spahiu.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Votohen aktet nënligjore për dekriminalizimin, Rama nuk ishte i pranishëm në Kuvend
Tension në Elbasan/ I shoqëruar nga vërshëllimat, Blushit i drejtohet Ramës: Pse nuk do zgjedhje në PS? Gazetarët nxirren jashtë sallës »
Article Logic
Execution time: 0.069077968597412
array(1) { ["section"]=> string(156) "me-urdher-te-lalit-te-bukrit-erion-veliaj-beri-gabimin-e-jetes-njehere-ma-hipe-nje-here-ta-hipa-mogherini-u-flet-anglisht-ca-kuckave-qe-nuk-dine-asgje-34205" }