Me vilë LUKSOZE dhe karburant në mes të Korçës, drejtuesja e prokurorisë nesër në VETTING (PASURIA)

Publikuar tek: aktualitet, më 19:52 11-02-2019 Me vilë LUKSOZE dhe karburant në mes të Korçës, drejtuesja e prokurorisë nesër në VETTING (PASURIA) Vila e Irma Ballit, drejtuese e Prokurorise se Apelit ne Korçes

Drejtuesja e Prokurorisë së Apelit të Korçës, Irma Balli do të përballet të martën në seancë dëgjimore me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Trupa gjykuese që po kryen procesin e vetingut për Ballin përfaqësohet nga Olsi Komici, Suela Zhegu dhe Lulzim Hamitaj.

Balli e ka nisur karrierën si prokurore në shkurt të vitit 1999. Ajo ka punuar si prokurore e Apelit të Korçës për gati 20 vjet dhe prej vitit 2016 ushtron funksionin e drejtueses së kësaj prokurorie. Balli ka qenë gjithashtu anëtare e Këshillit të Prokurorisë.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se prokurorja Irma Balli zotëronte pasuri familjare me vlerë 17.2 milionë lekë në vitin 2003. Sipas deklaratës së parë të dorëzuar në ILDKPKI, Balli dhe bashkëshorti i saj zotëronin ¼ e një pike karburanti dhe një dyqani në qytetin e Korçës me vlerë 10 milionë lekë, një apartament prej 6 milionë lekësh, një automjet “Benz”, ndërkohë që bashkëshorti ishte aksioner me 25% të një kompanie në tregtimin e karburantit.

Në fund të vitit 2017, pasuria familjare e prokurores Balli është rritur me 2.5 herë dhe kap vlerën e 42.9 milionë lekëve. Pasuritë e paluajtshme zënë pjesën kryesore të aseteve me 19.4 milionë lekë. Likujditetet bankare janë 11.2 milionë lekë ndërsa kursimet e akumuluara në cash kapin vlerën e 9.7 milionë lekëve. Familja Balli zotëron gjithashtu një automjet, ndërsa pjesa në kapital e bashkëshortit vlerësohet në 1.3 milionë lekë.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 56.3 milionë lekë. 85% e të ardhurave burojnë nga paga e prokurores dhe e bashkëshortit të saj, ndërsa 5.3% e të ardhurave ka si burim biznesin e pikës së karburantit. Megjithatë, duket se familja Balli ka fituar më shumë pas dhënies me qera të pikës së karburantit, duke siguruar 9% të të ardhurave totale në vitet 2011-2016.

BIRN ka identifikuar disa flamuj të kuq gjatë analizës së pasurisë së drejtueses së Prokurorisë së Apelit të Korçës, të cilat lidhen kryesisht me investimet në pikën e karburantit si dhe një huamarrje të pashlyer nga prindërit.

Më konkretisht, Balli ka deklaruar se bashkëshorti i saj zotëron ¼ e pikës së karburantit dhe dyqanit si dhe 25% të aksioneve të kompanisë së shitjes së karburantit. Subjekti nuk deklaron megjithatë se sa ka qenë investimi në ndërtimin e kësaj prone, ndërsa si burim shënohet emigracioni në Greqi.

Gjithashtu në vitin 2015, subjekti ka deklaruar një shtesë parafingo prej 24.9 m2 të legalizuar në pikën e karburantit, por mungon kostoja e këtij ndërtimi.

Në vitin 2004, subjekti deklaron një hua prej 1 milion lekësh nga prindërit e bashkëshortit, borxh i cili nuk deklarohet të jetë shlyer deri në fund të vitit 2017.

Kursimet e mbajtura jashtë sistemit bankar janë një tjetër “flamur i kuq” në pasurinë e prokurores Irma Balli. Referuar deklaratave të saj, kursimet e akumuluara në cash janë 9.7 milionë lekë, ndërkohë që vlera e lejuar ligjore është 1.5 milionë lekë. /BIRN

 Irma-Balli-foto.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02226996421814
array(1) { ["section"]=> string(103) "me-vile-luksoze-dhe-karburant-ne-mes-te-korces-drejtuesja-e-prokurorise-neser-ne-vetting-pasuria-152411" }