“Më vjen shumë keq që paske bërë 126 km në këmbë, po kjo nuk të bën hero”, Rama kapet keq me protestuesin e Zharrëzës (REPLIKAT)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 12:02 26-02-2017 “Më vjen shumë keq që paske bërë 126 km në këmbë, po kjo nuk të bën hero”, Rama kapet keq me protestuesin e Zharrëzës (REPLIKAT)

Kryeministri Edi Rama është përplasur me komentuesit në rrjetet sociale lidhur me protestën e djeshme të banorëve të Zharrëzës.

Një nga komentuesit, i cili ka ecur për 126 km në këmbë i thotë Ramës se Bashën e lejoi të ngrinte çadër, kurse fukarenjve, sipas tij, i tregoi forcën e shtetit. Kryeministri i është përgjigjur menjëherë dhe ndërsa i thotë se nuk e bën hero fakti që ka ecur aq gjatë, i kujton se banorët e kanë marrë përgjigjen nga zv.kryeministri Peleshi.

REPLIKAT:

Qytetari: Basha mund ti hap cadrat, kurse ketyre fukarejve i cuat policine e treguat forcen e shtetit ….. Turp Edi Rama!

Rama: Me vjen shume keq qe paske bere 126 km ne kembe me ta, po kjo nuk te ben hero sepse jo vetem e ke bere me deshire kete marshim te gjate, po edhe sepse mund t’ia kishe evituar vetes dhe atyre, nese do kishe marre informacionin qe ata moren ne takimin e me zv.kryeministrin; ku sic e degjuan edhe vete problemi ka dy muaj qe trajtohet me seriozitet maksimal nga qeveria dhe zgjidhjet e nevojshme jane ne prag te finalizimit! Keshtu qe cfare kuptimi ka hapja e cadres ne mjedisin publik prane ministrise pasi eshte marre pergjigja nga qeveria lidhur me kerkesat e tyre?! Une nuk te njoh dhe nuk e di me cfare merresh e perse ke bere gjithe ate rrugetim, por ti sot duhet te jesh i gezuar qe qeverine e gjetet ne rrugen e zgjidhjes se problemit te tyre dhe do me vinte vertet keq, nese ajo qe ke pritur eshte qe qeveria te ishte e papergatitur(?)… Shkurt, me mire zgjidhja apo cadra per ata njerez?!

 

ed.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025769948959351
array(1) { ["section"]=> string(128) "me-vjen-shume-keq-qe-paske-bere-126-km-ne-kembe-po-kjo-nuk-te-ben-hero-rama-kapet-keq-me-protestuesin-e-zharrezes-replikat-69999" }