Media belge: Frroku i dënuar me 3 vite burg në Holandë për trafik droge

Publikuar tek: politike, më 20:59 02-04-2015 Media belge: Frroku i dënuar me 3 vite burg në Holandë për trafik droge

Fakte të reja po dalin në dritë nga mediat e huaja për deputetin e arrestuar Mark Frroku.

Sipas medias belge “Actu”(suplement i disa gazetave), deputeti Froku është dënuar edhe në shtetin holandez për trafik droge me 3 vite burg.

Kjo media sqaron se Mar Frroku e ka marrë këtë dënim në vitin 2002 dhe në vitin 2004 është ekstraduar për në shtetin belg pasi edhe aty deputeti Frroku kishte probleme  me drejtësinë. Ai duhej të jepte llogari për vrasjen e Aleksandër Kurtit të cilën Frroku e rimohoi sot në Kuvend, por është arratisur nga Belgjika duke u dënuar në mungesë.

“Ai u dënua me 3 vjet burg për trafik droge në Holandë. Autoritetet holandeze më 7 maj të vitit 2004 e kanë ekstraduar në Belgjikë. Frroku nuk ka pritur procesin gjyqësor dhe ka marrë arratinë. Prandaj është dënuar në mungesë. Por me kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme në Bruksel gjykata e Kasacioinit anuloi ndalimin për Frrokun dhe një bashkëpunëtor të tij Arjan Bytyci. Një proces duhej të zhvillohej në shkurt 2014 në gjykatën e Nivellës. Pastaj, asnjë lajm nga ai në Belgjikë, sepse simpatiku Mark Frroku na është zgjedhur deputet i parlamentit shqiptar. Është deputeti i vetëm i një partie të vogël Kristian­demokrate me seli në Tiranë. Duket e çuditshme, por një vrasës i hershëm dhe i kërkuar nga autoritet belge ka arritur të zgjidhet deputet në mënyrë demokratike në një vend europian”, shkruan Actu.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Berisha: Tahiri fshin të dhënat nga kompjuteri i Bajraktarit
Emrat e rinj të së majtës për Bashki: Petrit Sina në Berat e Zamira Rami Gjirokastër. Në Fier, Subashi »
Article Logic
Execution time: 0.0042159557342529
array(1) { ["section"]=> string(75) "media-belge-frroku-i-denuar-me-3-vite-burg-ne-holande-per-trafik-droge-7678" }