Media franceze reportazh për Lorik Canën: Zemra e Shqipërisë (VIDEO)

Publikuar tek: sport, më 13:41 06-04-2015

Lorik Cana, zemra e Shqipërisë. Bein Sport i ka kushtuar një reportazh prej 11 minutash kapitenit të kombëtares shqiptare. Reportazhi tregon ëndrrën e Lorikut dhe të Kombëtares për të shkuar në Euro 2016.Reportazhi fillon me fëmijërinë e tij dhe mënyrën sesi është rritur dhe me dy njerëzit që Loriku vetë në intervistë thotë se i do shumë, gjyshin dhe gjyshen e tij.

“Loriku gjithmonë kishte qejf të luante, dhe luante aty…me fëmijët. U rrëzonte. Dhe unë i thosha: Pse je shqyer kështu, ke vrarë dorën” tregon në reportazh gjyshja e tij.

“Gjyshja ime është një person shumë i vecantë për mua sepse ajo më ka rritur. Eshtë personi që kam dashur shumë kur kam qenë i vogël. Gjej gjithmonë justifikime për të shkuar atje” plotëson Loriku fjalët e saj.

“Loriku, gjithmonë ka pasur qejf të vijë tek unë, Ceta. U conte nga gjumi, merrte telefonin dhe më thoshte, më ka rrjet mami, të vijë daja të më marri. Dhe vinte të unë. Kur vinte Agimi, Loriku fshihej nën tavolinë që të mos shkonte te Agimi dhe te mami” vazhdon gjyshja duke rrëfyer fëmijërinë.

Loriku dhe gjyshërit e tij janë shumë të lidhur. Ganiu, gjyshi i tij, ka ruajtur gjithë karrierën e nipit të tij të vogël.  “Unë kur e marr shtypin, gjithë kohën e kaloj me dosjet. Dhe rri me Lorikun” tregon gjyshi.

Një tjetër person që kalon kohën me Lorikun, është babai i tij, Agimi. Ai na shoqëron në lagjen ku Loriku është rritur. “Ja ku është shtëpia, e shihni, ajo me beton aty poshtë. Kjo ka qenë shtëpia kishte kopësht si nga Brenda ashtu edhe nga jashtë. Dhe aty ku shihni furgonin ka qenë garazhi. I kam bërë një pyetje, nëse e donte futbollin? Më tha se po, e donte shumë” tregon babai i tij Agimi.

Një tjetër person është Ervin Bulku, shok i skuadrës, i cili tregon se dëshira dhe dhurata për të Lorikun e gjithë shqiptarët është pjesmarrja në Euro2016.

Ndërkohë reportazhi vë në dukje faktin se Franca e  kishte kërkuar në kombëtaren e vet, por Loriku kishte thënë jo, për të luajtur me kombëtaren e Shqipërisë.  Në vitin 2002, Lorik Cana zhvilloi ndeshjen e parë me fanellën kuqezi përballë skuadrës së vendlindjes së tij, Kosovë, në stadiumin e Prishtinës. Loriku e kishte bërë zgjedhjen Shqipërinë, para një ftesë eventuale nga Franca.

Lorik Cana ka arritur shumë në karrierën e tij: Ka luajtur me Paris Saint Germmain dhe Marseille në Francë, me Sunderlandin në Premier League, me Galatasarayin në Turqi dhe me Lazion në Serinë A. Ëndrra që i ka mbetur është një: Të marrë pjesë me Shqipërinë në finalet e një turneu madhor, sikurse është Europiani.

Ne kemi shumë për ti ofruar atij kampionati evropian, jo vetëm kulturën e futbollin tonë, por i ofrojmë dhe shumë tifozeri. Dhe besoj se do ta skuqim Parisin nëse do të jemi atje” thotë Armando Duka, president i Federatës Shqiptare të Futbollit. “Ndeshjen me Serbinë nuk do ta quaja lojë. Ka qenë një natë e keqe, jo për futbollin shqiptar, jo për futbollin serb, por për futbollin në përgjithësi” thotë Duka për ndeshjen me Serbinë në tetor të vitit të kaluar. Çdo gjë ndodhi atë natë në Serbi, sharje, ofendime, dhunime, invasion fushe, pak futboll, vetëm 40 minuta futboll”, thotë Duka.

“Janë moment që nuk dua ti rijetoj në futboll. Aq më tepër për faktin se sporti është ambasadori më i madh i Paqes” thotë Cana. Gazetari e përforcon këtë. Duke nxjerrë pamjet e Klubit të të rinjve të Tiranës, gazetari sqaron se cdo i ri që futet në Shqipëri në këtë sport, do ti ngjajë Lorik Canës. “Kam dëshirë të bëhem futbollist dhe të ndjek shembullin e Lorikut” thotë një djalë i ri i vogël që stërvitet me Klubin e Tiranës. “Shqipëria është një skuadër shumë e mirë dhe shpresoj të marri pjesë ne Euro 2016. Loriku është kapiteni i tyre dhe unë e admiroj shumë” thotë një djalë tjetër po i Tiranës.

 

Video 

 

lorikcanabiensportok

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gafa gjatë ndeshjes me Ajaksin, ekipi i Utrechtit në fushë me 12 lojtarë (Video)
Fernando Alonso humb përkohësisht memorien si pasojë e mbidozës nga barnat »
Article Logic
Execution time: 0.020939111709595
array(1) { ["section"]=> string(70) "media-franceze-reportazh-per-lorik-canen-zemra-e-shqiperise-video-7955" }