Media italiane: “Të gjithë të çmendur për Andi Lilën’’

Publikuar tek: sport, më 08:47 07-04-2015 Media italiane: “Të gjithë të çmendur për Andi Lilën’’ Andi Lila

E ka quajtur ‘’Të gjithë të çmendur për Lilën’’, artikullin versioni online i Gazetës së Parmës në Itali. Ndërkohë që gazeta print i ka kushtuar një shkrim më të gjatë futbollistit shqiptar që luan për Parmën.

“Ëndrra e Andi Lilës: Nga Shqipëria në golin në San Giro”, ky është titull i shkrimit në Gazetën e Parmës për futbollistin shqiptar Andi Lila.

“Mesfushori i Parmës Andi Lila, golshënuesi kundër Interit, nuk poi u jep vetëm emocione tifozëve të skuadrës së Roberto Donadonit, por po bën të ëndërrojnë të gjithë ata që janë të apasionuar pas futbollit në vendin e tij. Goli kundër bardhë e bluve e ka sjellë atë sërish në vëmendje të medieve shqiptare, tek të cilat ka treguar gëzimin e tij’’, shkruan Gazeta e Parmës.

Shkrimi është vendosur edhe në faqen e parë të gazetës, së bashku me foton e futbollistit. Duket se futbollistët shqiptarë po korrin sukses, duke u përfolur shumë. Dje Bien Sport I ka kushtuar një reportazh Lorik Canës, duke e quajtur “Zemra e Shqipërisë”. Reportazhi tregonte ëndrrën e Lorikut dhe të Kombëtares për të shkuar në Euro 2016. Reportazhi fillonte me fëmijërinë e tij dhe mënyrën sesi është rritur dhe me dy njerëzit që Loriku vetë në intervistë thotë se i do shumë, gjyshin dhe gjyshen e tij.

andilila

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Fernando Alonso humb përkohësisht memorien si pasojë e mbidozës nga barnat
Agolli: Do ishte padrejtësi po të mos na i japin tre pikët për ndeshjen me Serbinë »
Article Logic
Execution time: 0.01935887336731
array(1) { ["section"]=> string(55) "media-italiane-te-gjithe-te-cmendur-per-andi-lilen-8001" }