Media/Marrëveshja për vendoret, LSI merr Lezhën, Kukësin, Beratin, Lushnjën, Bulqizën dhe Gjirokastrën, të tjerat PS

Publikuar tek: politike, më 19:57 01-03-2015 Media/Marrëveshja për vendoret, LSI merr Lezhën, Kukësin, Beratin, Lushnjën, Bulqizën dhe Gjirokastrën, të tjerat PS

Po përflitet në media se mes partive PS dhe LSI është arritur një marrëveshje për ndarjen e bashkive në zgjedhjet vendore.

Kështu thuhet se LSI ka marrë bashkinë e Lezhës, Kukësit, Beratit, Lushnjes, Bulqizës dhe Gjirokastrës, ndërsa bashkitë e tjera i takojnë  PS. Ndërkohë nga ana e përfaqësuesve politikë të LSI nuk konfirmohet ende asnjë marrëveshje mes dy partive.

Nëse do i përmbaheshim skemës së marrëveshjes së përfolur në media atëhere në Bashkinë Lezhe do rikandidonte Viktor Tushaj, aktualisht fitues i dy mandateve.

Në bashkinë Kukës pritet rikandidimi i Hasan Halilajt, i cili kërkon gjithashtu mandatin e tretë.

Njësitë vendore të Gjirokastrës, Lushnjes dhe Beratit janë drejtuar deri më tani nga përfaqësuesit e Partisë Socialiste.

Gjirokastra ka qenë në drejtimin e Flamur Bimes, Lushnja në drejtimin e Fatos Tushës, ndërsa Berati është drejtuar nga Fadil Nasufi.

Interesante do të ishte bashkia e Bulqizës, që nëse do i përmbaheshim gjithnjë skemës së përfolur në media, do i takojë LSI, por Bulqiza siç dihet është një bastion i Partisë Demokratike.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Alibeaj rrefuzon Bashën, largohet nga jeta aktive e PD
Alibeaj: Jam braktisur nga PD-ja »
Article Logic
Execution time: 0.0039818286895752
array(1) { ["section"]=> string(115) "media-marreveshja-per-vendoret-lsi-merr-lezhen-kukesin-beratin-lushnjen-bulqizen-dhe-gjirokastren-te-tjerat-ps-4714" }