Mediat: De Biasi kryeson, do drejtojë Italinë pas Euro 2016

Publikuar tek: sport, më 15:32 12-04-2016 Mediat: De Biasi kryeson, do drejtojë Italinë pas Euro 2016

Mediat italiane që pas kualifikimit të Kombëtares Shqiptare në kampionatin europian, France 2016, e kanë parë Gianni de Biasin si një emër të mundshëm për pankinën e skuadrës së këtij vendi.

Por, SportMediaSet ka shkruar se fundmi se presidenti i Federatës Italiane të Futbollit ka vetëm një emër në mendie për zëvendësimin e Antonio Conte-s, dhe ai është pikërisht trajneri i kuqezinjve.

Pas vetëpërjashtimit të Fabio Capello-s, si ‘rivalë’ të De Biasit shihen vetëm Claudio Ranieri dhe Roberto Donadoni. Megjithatë, një moment kulmor për Gianni de Biasi-n do të jetë paraqitja e Shqipërisë në Euro2016, pasi çdo pikë e mundshme e fituar nga kuqezinjtë është një ‘bonus’ më shumë për trajnerin.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Boksieri i MMA vdes pasi rrëzohet me nokaut
Kosova sfidon Shqipërinë për talentin, Milot Rashica »
Article Logic
Execution time: 0.33231401443481
array(1) { ["section"]=> string(63) "mediat-de-biasi-kryeson-do-drejtoje-italine-pas-euro-2016-37502" }