Mediat italiane: Berisha largohet nga Lazio, ja destinacioni

Publikuar tek: sport, më 19:14 02-01-2016 Mediat italiane: Berisha largohet nga Lazio, ja destinacioni

Gazeta italiane ‘Il Tempo’ shkruan se Lazio është pranë rinovimit të kontratës me portierin Federico Marchetti, çka pritet të sjellë largimin e Etrit Berishës nga qyteti i Romës.

Ndonëse i kërkuar me ngulm nga klubi kryeqytetas, portieri shqitar nuk u konsiderua asnjë herë si zgjedhja e parë për portën e Lazios. Tashmë pritet që ai të largohet nga skuadra dhe kjo mund të ndodh që në merkaton e janarit.

Verona dhe belgët e Club Brugge ndodhen në pritje të çdo lëvizjeje që e largon Berishën me Lazion.

Pjesëmarrja e Shqipërisë në Euro2016 është një tjetër arsye e fortë që do e shtyjë portierin e kombëtares shqiptare të kërkojë një tjetër skuadër ku të jetë portier i parë. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Legjenda Steven Gerrard do largohet këtë vit nga futbolli
Mancini vendos ‘veton’, Manaj nuk largohet nga Interi »
Article Logic
Execution time: 0.018686056137085
array(1) { ["section"]=> string(64) "mediat-italiane-berisha-largohet-nga-lazio-ja-destinacioni-29024" }