Mediet italiane po i kushtojnë një vëmëndje të veçantë rritjes cilësore të Thomas Strakoshës.
Nga i detyruar në të palëvizshëm
“Nata e Strakoshës: Finalja e Superkupës (së Italisë) do të shenjtërojë portierin bardhekaltër. Nga zgjedhja “i detyruar”, në titullar të palëvizshëm. Një udhëtim i jashtëzakonshëm, duke mos pasur asgjë për të humbur. Por tani arrin më e vështira: konfirmimi”, shkruan gazetari Luixhi Pelikone në artikullin në fjalë.
Moment i një rëndësie të jashtazkonshme
“Finalja e Superkupës eshtë një moment i një rëndësie të veçantë për portierin bardhekaltër. Është e vërtetë që ka luajtur finalen e muajit të kaluar, por kësaj radhe është ndryshe. Tre muaj më parë u “gjet” titular. Por, kësaj radhe është me të gjitha efektet.
Portieri i së ardhmes
Strakosha ka gjithçka për t’u imponuar: një fizik të rëndësishëm, 1.92 që mund të mbulojë të gjithë portën. Për më tepër ka në “gjak” një çmenduri të ftothë e kërkur nga numri një. Kurajoz në daljet e ulëta, reagues midis shtyllave, mbi të gjitha në goditjet e lira. Merita e tij më e madhe është qetësia, i përthith gabimet pa u ndjerë, dhe ka ndërtuar në raport besimi reciprok me shokët e repartit të mbrojtjes. Ka një karakter të hekurt. Tani është numri një i padiskutueshëm”, shkruhet në artikulli e portalit italian.