Mediat: Mancini te Italia, Mourinho rikthehet te Inter

Publikuar tek: sport, më 20:51 20-01-2016 Mediat: Mancini te Italia, Mourinho rikthehet te Inter

Emri i trajnerit të Interit, Roberto Mancini është duke u lakuar gjithnjë e më shumë nga mediat italiane, të cilat e shohin atë si zëvendësuesin e Antonio Conte në drejtimin e Kombëtares së këtij vendi.

Italia nuk është ndër pretendetet kryesore për të fituar Kampionatin Europian, pasi Gjermania dhe Franca janë ato që kryesojnë sondazhet, e për këtë arsye, bazuar edhe në ecurinë që kjo skuadër do të ketë në këtë kompeticion, Conte mund të largohet nga posti i trajnerit në muajn korrik.

Puna gjigande që Mancini ka bërë me zikaltërit, duke i rikthyer ata në garën për titullin kampion në Serie A, ka ndikuar që ai të shihet si personi ideal për pankinën italiane, megjithatë çdo do të vendoset në fund të sezonit.

Ndërkohë, te Inter nuk po rrijnë duarkryq, por kanë nisur lëvizjet për të qenë të përgatitur për çdo skenar. Mediat e vendit fqinj shohin si të mundshëm një rikthim të portugezit Jose Mourinho në Milano.

Ish-trajneri i Chelsea ka zënë vend të rëndësishëm në historinë klubit zikaltër e për këtë arsye çdo tentativë për ta risjellë atë në stolin e Interit është i mirëpritur.

Ky skenar ka më shumë gjasa të realizohet në rast se Van Gal vazhdon të qendrojë te Manchester United edhe sezonin e ardhshëm, por në rast se jo, atëherë Mourinho pritet të jetë zëvendësuesi i tij. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Interi bën surprizën, mposht Napolin dhe kualifkohet në gjysmëfinalen e Kupës
Juventus nuk fal asgjë, kualifikohet dhe gjen Interin në gjysmëfinale »
Article Logic
Execution time: 0.024161100387573
array(1) { ["section"]=> string(58) "mediat-mancini-te-italia-mourinho-rikthehet-te-inter-30534" }