Mediat ndërkombëtare gjermane, spanjolle, franceze, jehonë ditëlindjes së shkrimtarit Ismail Kadare

Publikuar tek: kulture-art, më 14:52 27-01-2016 Mediat ndërkombëtare gjermane, spanjolle, franceze, jehonë ditëlindjes së shkrimtarit Ismail Kadare Ismail Kadare ne shkurt 2015 duke marre cmimin ne Jeruzalem

Mediat ndërkombëtare nëpërmjet artikujve të ndryshëm po I bëjnë jehonë përvjetorit të 80-të të lindjes së shkrimtarit të madh shqiptar Ismail Kadare. 

Fokus online në Gjermani shkruan se Ismail Kadare konsiderohet si autori më I madh në vendin e tij. Ismail Kadare është një nga kandidatët që është në listën e favoritëve për çmimin Nobel në letërsi që prej vitesh. “Shtypi ka shkruar kaq shumë rreth këtij fakti, sa njerëzit tani besojnë se unë e kam marrë këtë çmim” është cituar Kadare nga një intervistë e dhënë një vit më parë në një television francez

Wienerzeitung në numrin e sotëm shkruan duke cituar Kadarenë:

“Kam mendimin se nuk jam një shkrimtar politik, apo për më tepër, kur vjen puna te letërsia e vërtetë, aktualisht nuk ka shkrimtarë politikë. Mendoj se nuk ka gjera politike në të shkrurin tim si në teatrin antik grek” thotë Ismail Kadare I cituar nga agjencia, i cili siç shtohet në artikull prej dekadash disikutohet edhe si një shkrimtar politik në vendin e tij. Në artikull citohet edhe fama që mori Kadare në Londër në vitin 2005 kur mori çmimin prej 85 mijë eurosh International Booker Prize, për herë të parë në jetën e vet.

Spanjollja El Universal shkruan:

Veprat e tij janë përkthyer në më shumë se 30 gjuhë, një duzinë prej tyre në spanjisht si Pallati I Endrrave, Aksidenti apo Dimri I Madh që në Shqipëri është parë si një libër shumë kritik ndaj regjimit diktatorial. Kjo ndodhi deri në vitin 1990 kur Kadare kërkoi dhe mori azil politik në Francë. Ai aktualisht jeton midis Tiranës dhe Parisit. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Si duket në foto shtëpia e Kadaresë në Gjirokastër, hapet nesër për publikun me rastin e 80 vjetorit
Kadare sot 80 vjeç, Shkrimtari: S’e kam pasion politikën, letërsia gjykatëse e pamëshirshme »
Article Logic
Execution time: 0.048275947570801
array(1) { ["section"]=> string(102) "mediat-nderkombetare-gjermane-spanjolle-franceze-jehone-ditelindjes-se-shkrimtarit-ismail-kadare-31084" }