Mediat ndërkombëtare jehonë performancës së këngëtares shqiptare për Nënë Terezën: Pse u zgjodh pikërisht Rita Ora

Publikuar tek: kulture-art, më 09:31 05-09-2016 Mediat ndërkombëtare jehonë performancës së këngëtares shqiptare për Nënë Terezën: Pse u zgjodh pikërisht Rita Ora

Mediat ndërkombëtare janë duke i bërë jehonë performancës së këngëtares shqiptare Rita Ora në koncertin për shenjtërimin e Nënë Terezës. "Daily Mail" i dedikon një artikull të gjatë Ritës dhe asaj çka ajo përfaqëson. Prestigjozja britanike zbulon edhe arsyen se pse u zgjodh pikërisht Rita Ora për të performuar në këtë koncert.

ARTIKULLI I DAILY MAIL marrë me shkurtime:

“Rita Ora këndoi në një koncert për nder të Nënë Terezës mbrëmë para murgeshës së shpallur shenjtore nga Papa Françesku. Ora, 25 vjeçare performoi “What child is this” në koncertin festiv të Nënë Terezës që u shentërua dje. Ora,  është nga Kosova, por u zhvendos në Britani si refugjate, u zgjodh për të kënduar, sepse Nënë Tereza ishte lindur vetë në territorin e Kosovës.

Duke folur para se të këndonte, Ora tha: "Sonte në prag të shenjtërimit të Nënë Terezës, ne, vajzat dhe djemtë nga gjaku dhe shpirti, jemi këtu për të nderuar dhe për të shprehur mirënjohjen tonë për jetën e saj të shquar dhe punën e dedikuar për njerëzit më të varfër të botës.

"Një grua e përulur arriti të bashkojë gjithë njerëzit, pa asnjë diskriminim, bazuar vetëm në fuqinë e besimit dhe të dashurisë. Koncerti dhe prania juaj e tregon këtë më mirë se çdo gjë tjetër.

"Kjo mund të përmblidhet me një shprehje të Nënë Terezës vetë:" Është vetëm dashuria që do të shpëtojë botën ". Ora ka lindur në Prishtinë, kryeqytetin e Kosovës, por erdhi në Britani si refugjat, që fëmijë.

Nënë Tereza ka lindur në Shkup, që tani është kryeqyteti i Maqedonisë, por ishte atëherë zonë kosovare e Perandorisë Osmane. Ajo ka lindur në një familje kosovare-shqiptare dhe më vonë u bë një qytetare Indiane.

Ora zbuloi se ajo performoi për Papën te Jimmy Fallon një natë vonë, javën e kaluar.

"Pashë listën e të ftuarve dhe lexova P.O.P.E ... .Pope ?! ' i tha ajo me habi Fallon duke shprehur se ndjehej e nderuar.

Koncerti i Orës erdhi një natë para se Nënë Tereza të shpallej shenjtore nga Papa Françesku para 100.000 katolikëve në një ceremoni në sheshin e Shën Pjetrit.”

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « E jashtëzakonshme/ Kur një bariton, një tenor dhe një violinist bëhen bashkë: “Lule Bore” siç nuk e keni dëgjuar më parë
Mjeshtri që dirigjoi koncertin madhështor në Vatikan: Çfarë më dha forcë dhe energji »
Article Logic
Execution time: 0.021378040313721
array(1) { ["section"]=> string(119) "mediat-nderkombetare-jehone-performances-se-kengetares-shqiptare-per-nene-terezen-pse-u-zgjodh-pikerisht-rita-ora-51913" }