Mediat në Maqedoni dhe Shqipëri publikojnë si të vërtetë çmendurinë e “Opozitës”, Ermira Mehmeti bisedë erotike me deputetin e PS

Publikuar tek: fcb-bomb, më 17:05 07-04-2016 Mediat në Maqedoni dhe Shqipëri publikojnë si të vërtetë çmendurinë e “Opozitës”, Ermira Mehmeti bisedë erotike me deputetin e PS

Portali “Opozita.com” ia ka arritur qëllimit që të përhapë në disa portale mashtrimin se gjoja ka zbuluar një bisedë erotike mes deputetes shqiptare në Maqedoni, Ermira Mehmetit me një deputet të PS-së në Shqipëri.

Fillimisht kanë qenë portalet maqedonase që e kanë transmetuar këtë thashethem, ndërsa portalet në vendin tonë besojnë se skandali i përgjimeve “po shtrihet” edhe në Shqipëri.

Në fakt nuk është hera e parë që ky portal publikon të tilla marrëzira, duke i shitur si të vërteta. Biseda të Edi Ramës, Lulzim Bashës, Ilir Metës, Sali Berishës, Erion Veliajt apo Grida Dumës janë “përgjuar” më parë me anë të një pajisje të veçantë (?!), nga i njejti portal dhe në fillim numri i mediave që janë gënjyer ishte kolosal.

Megjithatë, ndonëse dihet botërisht gënjeshtra që fshihet pas këtyre postimeve, ka ende media që i publikojnë ato si të vërteta. 

tema.png

27.png

opo.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025372982025146
array(1) { ["section"]=> string(132) "mediat-ne-maqedoni-dhe-shqiperi-publikojne-si-te-vertete-cmendurine-e-opozites-ermira-mehmeti-bisede-erotike-me-deputetin-e-ps-37081" }