Mediat shqiptare nxjerrin nga arkiva videon e 2015: “Shqiptarë dhe serbë përleshen në Lyon”

Publikuar tek: fcb-bomb, më 16:40 17-06-2016 Mediat shqiptare nxjerrin nga arkiva videon e 2015: “Shqiptarë dhe serbë përleshen në Lyon”

Në prag të ndeshjes së fundit të Shqipërisë në Kampionatin Europian, çka rezultoi të jetë përcaktuese për kualifikimin për në fazën tjetër, disa media në Shqipëri dhe Kosovë kanë nxjerrë nga arkiva një video të publikuar në 2015-ën, duke pretenduar se në Lyon të Francës ka ndodhur një përleshje mes shqiptarëve dhe serbëve.

Sipas lajmit të publikuar sot, sherri ka ndodhur pas përfundimit të ndeshjes Francë-Shqipëri.

Megjithatë, e vërteta është krejt ndryshe, pasi kjo video është publikuar për herë të parë në 9 nëntor të vitit të kaluar, një ditë pas ndeshjes Shqipëri-Serbi, e vlefshme për eleminatoret e Euro 2016.

Vjet u raportua se sherri mes shqiptarëve dhe serbëve kishte ndodhur në një stacion treni të Austrisë, por një vit më pas destinacioni ka ndryshuar…

“Video e publikuar nga Newsbomb.al në 2015”

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.057058095932007
array(1) { ["section"]=> string(94) "mediat-shqiptare-nxjerrin-nga-arkiva-videon-e-2015-shqiptare-dhe-serbe-perleshen-ne-lyon-43831" }