Mediu: Blerja e votës po korrupton në shpirt qytetarët, hapa pas për demokracinë

Publikuar tek: politike, më 07:29 10-06-2015 Mediu: Blerja e votës po korrupton në shpirt qytetarët, hapa pas për demokracinë

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu vijon me takimet elektorale me banorë në zona të ndryshme të vendit. I shoqëruar nga kandidati demokrat për Bashkine e Fierit Enkelejd Alibeaj, Mediu zhvilloi një takim me banorët e Levanit, ku denoncoi fenomenin e vjedhjes se votës. Mediu tha se është në thelb perpjekje për të tjetersuar vullnetin e lire dhe shitje e shpirtit të secilit, ndaj është momenti tha ai t`i jepet fund një praktike që sjell veçse hapa pas në demokraci.

“Tendenca  për të blerë voten, tendenca për te blerë fuqine tonë nuk është gjë tjeter veçse tendenca për të korruptuar në shpirt shoqërine shqiptare, për ta lenë atë të pamundur që të ngrihet dhe të vendosë për fatin e vet, prandaj ne duhet t`i themi jo këtij pushteti që ka ndaluar zhvillimin ekonomik, që ka rritur varferine ,ka rritur pasigurinë,dhe sot, tenton në menyrën më të turpshme të arrije të kerkoje të bleje edhe shpirtin tonë” , tha Mediu.

Nën moton "Jo varferise, Po punesimit" kryerepublikani Fatmir Mediu ftoi banorët e Levanit që të votojnë kandidatin e opozites për Bashkine e Fierit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kryeministri Rama shpërblen me 150 mijë dollarë ish-presidentët
Dako: 480 hektarë tokë do të kthehen në park industrial »
Article Logic
Execution time: 0.025182008743286
array(1) { ["section"]=> string(84) "mediu-blerja-e-votes-po-korrupton-ne-shpirt-qytetaret-hapa-pas-per-demokracine-13150" }