Mediu dhe Duka në Gjermani, deputetët: Qeveria mos ndërhyjë në çështjen ‘’Doshi’’

Publikuar tek: politike, më 12:31 20-03-2015 Mediu dhe Duka në Gjermani, deputetët: Qeveria mos ndërhyjë në çështjen ‘’Doshi’’ Mediu dhe Duka në takimet në parlamentin gjerman

Kreu i PR-së Fatmir Mediu dhe deputeti i kësaj partie, Agron Duka zhvilluan një vizitë në Gjermani ku u takuan me përfaqësues të parlamentit gjerman. Deputetët gjermanë thanë se hetimi për çështjen Doshi duhet të vazhdojë pa ndërhyrjen e qeverisë dhe influencën e pushtetit.  Sipas tyre procesi duhet të jetë transparent, qëndrime që ia kanë bërë me dije edhe kreut të PD-së, Lulzim Basha.

Ligjvënësit gjermanë mbështetën opozitën për dekriminalizimin e Parlamentit duke thënë se një process i tillë është I nevojshëm.

Mediu dhe Duka u pritën nga Dr. Franz Jung  zv.kryetari i koalicionit qeverisës si dhe nga dy deputetët e CDU-së Johannes Selle dhe Volkamar Klein. Në këto takime u fol për situatën politike në Shqipëri dhe mbështetjen që Gjermania i jep vendit tonë në rrugën europiane, për respektimin e shtetit ligjor dhe luftën kundër krimit të organizuar.

mediudukagjermani

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Nesër në mesditë, Durrësi në protestë. PD: Do të jetë edhe kryetari i PD, Basha
Basha: Larg kriminelët nga zgjedhjet lokale »
Article Logic
Execution time: 0.025053024291992
array(1) { ["section"]=> string(80) "mediu-dhe-duka-ne-gjermani-deputetet-qeveria-mos-nderhyje-ne-ceshtjen-doshi-6452" }