Mediu: Duka kandidat për Durrësin, PD të mos i bashkohet sekserëve të PS

Publikuar tek: politike, më 18:54 30-03-2015 Mediu: Duka kandidat për Durrësin, PD të mos i bashkohet sekserëve të PS

Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka deklaruar PD ka vepruar gabim që nuk ka diskutuar deri më tani me aleatët për zgjedhjet lokale.

Megjithatë, Mediu shprehet për Ora News se PR do të angazhohet për të fituar zgjedhjet lokale.

“Mendoj që është një gabim jashtëzakonisht i madh nga ana e PD se nuk do ta quaja neglizhim që deri tani nuk kemi një diskutim konkret sesi duhet, jo vetëm me PR por me të gjitha partitë e tjera të angazhohemi për të fituar zgjedhjet lokale. PR nesër do të ketë mbledhjen e kryesisë së saj me kryetarët e degëve dhe kryetarët e rajoneve për të përcaktuar përfundimisht kandidatët e saj për kryetar bashkie dhe këshilla bashkiak”, ka thënë Mediu.

Kreu i PR-së ka folur edhe për kandidaturën e saj në Bashkinë Durrës, ku Agron Duka prej kohësh është shpallur i tillë nga kjo parti, Mediu tha se ky i fundit është një kandidaturë që tejkalon kandidatët e tjerë që diskutohen.

“Kandidatura e zotit Duka është ofruar si një kandidaturë fituese, është diskutuar edhe me kryetarin e PD. Është pranuar, edhe në bazë të sondazheve që kemi bërë si një kandidaturë e cila tejkalon edhe kandidatët e tjerë që diskutohen dhe në mënyrë të padiskutueshme në duam që të fitohet Durrësi”, the kreu i Republikanëve.

Mediu tha se Durrësi nuk mund t’i lihet pazarit të PS, pasi kjo do ta vendoste PR në një pozicion moral të diskutueshëm. “Nëse Durrësi mendohet se mund t’i lihet pazarit të PS dhe sekserëve të PS atëhere kjo është një çështje që na vendos ne si PR në një pozicion moral shumë të diskutueshëm”, tha ai.

Disa javë më parë, kryetari i Partisë Republikane shpalli zyrtarisht Agron Dukën si kandidat për Bashkinë e Durrësit, dhe për këtë kërkoj dhe mbështetjën e Partisë Demorkatike.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vasili: Kandidimi i Bojaxhiut tregon se demokracia funksionon, vendimi i PDIU është pozitiv
Berisha: Meta është i tmerruar nga “bomba” e Frrokut »
Article Logic
Execution time: 0.011383056640625
array(1) { ["section"]=> string(75) "mediu-duka-kandidat-per-durresin-pd-te-mos-i-bashkohet-seksereve-te-ps-7383" }