Mediu: Më mirë një humbje e ndershme se një fitore e turpshme

Publikuar tek: politike, më 12:35 26-06-2015 Mediu: Më mirë një humbje e ndershme se një fitore e turpshme

Opozita vijon të akuzojë maxhorancën për zgjedhjet të cilat sipas tyre janë manipuluar. I kërtij mendimi është edhe kryetari i PR-së Fatmir Mediu. Në një deklaratë për media ai tha se, “Partia Republikane arriti që në këto zgjedhje të ketë një rezultat më të lartë se ne zgjedhjet e 2013 duke u renditur forca e katërt politike me një numer mbi 65 këshilltare dhe me përfaqësim në tërë territorin e Republikës.”

Sipas tij kriminalizimi i politikës u reflektua seriozisht në këto zgjedhje.

“Opozita duke e konsideruar kriminalizimin e politikes si armikun kryesor te demokracise, jo vetem i propozoi mazhorancës ndryshime ligjore që nuk u pranuan prej saj, por dhe dëgjoi me vemendje sygjerimet konkrete të ndërkombetarëve, duke mos kandiduar njerëz të lidhur me krimin dhe po ashtu me kosto elektorale të tërhiqte dhe kandidaturën e saj nga zgjedhjet siç ishte rasti i Këlcyrës”, tha teksa shtoi se është “Me mirë një humbje e ndershme se një fitore e turpshme. Ky është morali ynë.”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Basha ankohet tek ndërkombëtarët për zgjedhjet: U deformua standardi
Berisha: Dyshohet se policia iu hapi shteg banditëve që vranë oficerin Basha, kronikë e një ngjarje të pralajmëruar »
Article Logic
Execution time: 0.018963098526001
array(1) { ["section"]=> string(66) "mediu-me-mire-nje-humbje-e-ndershme-se-nje-fitore-e-turpshme-14687" }