Mediu: Po kthehemi në kopje të shëmtuar të Maqedonisë, marrëzia drejton Shqipërinë

Publikuar tek: politike, më 12:18 14-05-2015 Mediu: Po kthehemi në kopje të shëmtuar të Maqedonisë, marrëzia drejton Shqipërinë Fatmir Mediu, deputet i PD

Deputeti i PD, Fatmir Mediu deklaroi sot nga foltorja e Kuvendit se qeverisja shqiptare po transformohet në një kopje të shëmtuar të asaj çfarë ndodh në Maqedoni. Mediu tha se Ramës i intereson vetëm pushteti dhe vetja e tij, dhe jo qytetarët, “madje as ata socialistë”.

“Kërcënimi i Ramës është kërcënim për të ardhmen europiane shqiptare. Ai do veç pushtetin dhe veten e vet dhe jo qytetarët. Opozita ekziston pavarësisht tekave të Edi Ramës. Ne as më shumë e as më pak po transformoheni në një kopje të shëmtuar të asaj që po ndodh në Maqedoni. Kryministri i Maqedonisë në emër të identitetit investoi 800 milionë euro në qendër të Shkupit duke i shtuar varfërinë qytetarëve, mori në kontroll pushtetet. Ai kryeministër devijoi qëllimet për interesa të pushtetit të tij duke lënë shpresat e qytetarëve të thjeshtë, përgjoi opozitën ashtu siç donit të bënit ju, luftoi shqiptarët, sepse kishte një qëllim: pushtetin absolut. Marrëzia dhe hajnia po drejton edhe Shqipërinë”, tha deputeti Mediu i cili shtoi se opozita nuk e pranon këtë qeveri me këtë sjellje.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « SONDAZHI I "IPR" për Tiranën / Bojaxhi supriza, Veliaj më pak vota se koalicioni
Shpërthen Blushi kundër kërkesës së Erdoganit për mbylljen e shkollave ''gyleniste'': S'jemi koloni e Turqisë »
Article Logic
Execution time: 0.021878004074097
array(1) { ["section"]=> string(86) "mediu-po-kthehemi-ne-kopje-te-shemtuar-te-maqedonise-marrezia-drejton-shqiperine-11143" }