Mehdi Çoba, talenti shkodran siguron kalimin në akademinë prestigjoze të futbollit: Premtoj që shumë shpejt do i bashkohem kombëtares

Publikuar tek: sport, më 09:11 10-07-2017 Mehdi Çoba, talenti shkodran siguron kalimin në akademinë prestigjoze të futbollit: Premtoj që shumë shpejt do i bashkohem kombëtares

Mehdi Çoba i datëlindjes, talenti shkodran 17 vjeçar,  ka kaluar një testim në  Turqi dhe tashmë ka siguruar kalimin nga skuadra A.A.S në Shkodër në një akademi të rëndësishme futbolli në Turqi.

I pyetur lidhur me këtë arritje, këmbëshpejti shkodran që i përshkruan 100 m më pak se 11.5 sekonda është shprehur i lumtur që do të vazhdojë karrierën jashtë Shqipërisë.

“Me të vërtetë ndihem me fat që në testimin e fundit që bëra a në Stamboll, midis 36 futbollstëve më të mirë nga Shqipëria arrita të jem midis tre të përzgjedhurit për të vazhduar debutimin në një akademi të njohur ne Turqi.

Padyshim që jam i lumtur për këtë arritje që dua ta ndaj edhe me profesorin tim të atletikes Isak Bala  dhe profesorin e futbollit Malvin Meçarovi të cilët kanë dhënë ndihmesën e tyre që unë të jem këtu ku jam.

Një falenderim i veçantë shkon edhe për drejtuesit e skuadrës Arben Haveri dhe Agim Daija të cilët kanë dhënë një ndihmesë të jashtëzakonshme për suksesin e skuadrës ku ne për këtë sezon arritëm të futeshim në grupin e Superliges Shqiptare me skuadrën e U-17 dhe U-19.

Por nj urim special shkon për familjen time qe gjithmone me ka mbështetur për të ecur përpara dhe ne menyre re vecantë për menaxherin e palodhur Arber Emiri që gjithmonë me ka ndihmuar për të rregulluar gjithçka në lojen time. Premtoj se shumë shpejt do te jem pjesë e skuadrës kuq e zi që padyshim eshte një endërr e çdo futbollisti që aspiron të ecë përpara.

Jam me fat qe kompania që do menaxhojë lëvizjet e mia është edhe kompania e futbollistit të përfaqesueses Sokol Cikalleshi, nga i cili shpresoj të mesoj shumë.

Mendoj se jo vetëm tek skuadra ime ka futbollistë shumë të mirë dhe të talentuar por edhe tek skuadrat e tjera me të cilët jemi ndeshur kam parë shumë futbollistë që e meritojnë të vlerësohen”, thotë i riu shkodran.

Newsbomb.al e inkurajon dhe i uron veç sukses këtij talenti!

hamd.png

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Futbolli në ankth, 20-vjeçari pëson atak kardiak në fushën e lojës
Dyshimet për trukim, shtatë lojtarë të Kukësit dhe trajneri Gjoka ndalohen nga policia austriake »
Article Logic
Execution time: 0.018405914306641
array(1) { ["section"]=> string(137) "mehdi-coba-talenti-shkodran-siguron-kalimin-ne-akademine-prestigjoze-te-futbollit-premtoj-qe-shume-shpejt-do-i-bashkohem-kombetares-85606" }