Mehmeti ngre peshë Kuvendin. Mes lotësh thotë fjalët që s'priteshin: Jam duke vuajtur një traumë nga një goditje jo e vogël! Kjo është dalja ime e parë (VIDEO)

Publikuar tek: politike, më 11:17 27-04-2016

Ermira Mehmeti ngre peshë Parlamentin Shqiptar pasi derdh lotë. ‘’Jam duke vuajtur një traumë nga një goditje jo e vogël! Kjo është dalja ime e parë publike’’, tha mes lotësh deputetja shqiptare e Maqedonisë, për të cilën ditë më parë u publikua skandali i pretenduar seksual mes saj dhe zv.kryeministrit Musa Xhaferri.

“Kam guxuar të flas, e pagova shtrenjtë’’, tha më tej Mehmeti.

“Kjo që më ka ndodhur mua një muaj më parë, një gazetar denjoi kur përmes disa bisedave telefonike, t’i publikojë ato duke përdorur emrin tim.

Të vuaj gjithë atë akuzë, apo gjyq publik që më kanë bërë... Do thoshte dikush është normale sepse bëhet fjalë për politikë.

Pyetja që mua më ka ngacmuar është : a ja vlen të nderuara zonja?  Një femër të jetë politikisht aktive, ia kam arritur që në një ambjent patriarkal të fitoj!

Kam guxuar të flas publikisht dhe në fund duket se pagova një çmim jo të vogël. Duket se më vendosën aty te banka e të akuzuarit, askush s’pyeti vallë si u bë që ky përgjim i quajtur autentik të përfshijë figurën time.

Në një mjedis ku shqiptarët nuk përbëjnë shumicën, të jetë pikërisht ajo që i paska prekur dhe të ketë një lidhje të insinuar me një ministër.

Zgjohem nga gjumi dhe kuptoj sa pak duhet dhe ballafaqohem me një gjykim të pamëshirshëm të moralit dhe me një dënim kolektiv për gjithçka nuk ka patur gjyq dhe sa pak një personi publik i rrënohet jeta, për 5 minuta, ndoshta dhe më pak.

Pyetja ime është si mund të vijojmë? A ja vlen që një zonjë të vazhdojë jetën politike. Kam arritur që në vazhdimësi të kritikoj politikat e një qeverie jo demokratike, kam guxuar të flas hapur publikisht për nevojën dhe demokracinë e brendshme në partinë ku unë bëj pjesë dhe në fund pagova një çmim, jo të vogël.

Më vendosën në bandën e të akuzuarve dhe askush nuk pyeti se çfarë u bë. Nuk mund të them akoma nëse vërtetë ia vlen të vazhdoj, sepse mendoj se jam duke vuajtur traumën nga një goditje jo e vogël, kjo është paraqitja ime e parë publike pas asaj ngjarje…

(Përlotet)

Kam guxuar të flas, e pagova shtrenjtë’’, tha Mehmeti.

Ndërsa deputetja e PDIU-së, Mesila Doda komentoi pas saj:

‘’Nuk je vetëm në këtë betejë, kemi qenë me ty. Të gjithë kemi patur eksperienca, goditje të vogla, të ulta, insinuata, intriga, komente. Kjo jo sepse të mira apo të këqija por sepse janë gra dhe fyejnë modelet e nënshtrimit të gruas dhe këtë një burrë i keq nuk e duron dot! Kjo e tejkalon me ty se ka të bëjë me çështjen e mbarëvajtjes së Maqedonisë.’’

ermiramehmetiloteoki3.jpg

 

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ja si dukej çifti presidencial në ditën e tyre të dasmës
Intervista e Ramës në “Sky News”: Nuk duam konfederatë, por aspirojmë BE-në (E plotë) »
Article Logic
Execution time: 0.02347993850708
array(1) { ["section"]=> string(162) "mehmeti-ngre-peshe-kuvendin-mes-lotesh-thote-fjalet-qe-s-priteshin-jam-duke-vuajtur-nje-traume-nga-nje-goditje-jo-e-vogel-kjo-eshte-dalja-ime-e-pare-publike-38823" }