Meidani kritikon Ramën: Po shkel Kushtetutën me thirrjen ''të gjithë votat socialistëve''

Publikuar tek: politike, më 08:15 13-05-2015 Meidani kritikon Ramën: Po shkel Kushtetutën me thirrjen ''të gjithë votat socialistëve'' Edi Rama dhe Rexhep Meidani

Ish-presidenti Rexhep Meidani i ka cilësuar shkelje të Kushtetutës, thirrjet e Ramës për të votuar vetëm kandidatët e maxhorancës, pasi kandidatët e opozitës ‘’nuk i duhen as dreqi’’. Socialisti Meidani ka kritikuar Ramën, duke i thënë se thirrja ‘’të gjitha votat socialistëve’’ është njësoj si të thuash ‘’të gjithë pushtetin sovjetëve’’. Kritikat e Meidanit kanë ardhur pas deklaratës së kandidatit të Pavarur Gjergj Bojaxhi, ku i bënte thirrje Ramës, t’i ndalonte thirrje të tilla, sepse po shkelte të drejtat dhe liritë e votuesve, duke u bërë atyre shantazh.

Meidani në analizën e tij, shprehet se kryeministri edhe pse i zgjedhur nga shumica e zgjedhësve, konsiderohet kryeministri i të gjithë shqiptarëve, ndërsa thirrjet e njëanshme të tij janë të papranueshme.

“Natyrisht, një thirrje e tillë për të gjitha “votat rilindësve” (si të paralelizonte tezën leniniste “të gjithë pushtetin sovjetëve”), krahas thelbit jo demokratik, ka dhe një përmbajtje jo ligjore e kushtetuese. Në thelb, ideja e pluralizmit, ngjyrimet e ndryshme partiake nuk duhet të zbehin interesin e qytetarëve në pjesë­ marrjen tyre në proceset politike­sociale e kulturore­mjedisore, sidomos atyre që lidhen me qeverisjen vendore, me vetë demokracinë lokale”, shkruan ish-presidenti Meidani në gazetën ‘’Panorama’’.

Sipas Meidanit propaganda elektorale "të votosh kandidatët, që nuk janë të qeverisë, do të thotë ta çosh votën kot, pasi dhe sikur ata të fitojnë nuk kanë asnjë mundësi të bëjnë punë’’, duhet të dënohet.

“Aq më tepër që sipas nenit 13 të Kushtetutës: ‘’Qeverisja vendore në Republikën e Shqipërisë ngrihet në bazë të parimit të decentralizimit të pushtetit dhe ushtrohet sipas parimit të autonomisë vendore’’. Po të realizohet, në vetvete, përmbajtja politike-ligjore e këtij formulimi kushtetues, pohimi: ‘’të votosh kandidatët, që nuk janë të qeverisë, do të thotë ta çosh votën kot, pasi dhe sikur ata të fitojnë nuk kanë asnjë mundësi të bëjnë punë’’ është tërësisht në kundërshtim me vetë thelbin e këtij neni. Aq më tepër që një gjuhë e tillë, nuk mund të jetë gjuhë kryeministri, që pas zgjedhjeve politike, konsiderohet kryeministër i të gjithë shqiptarëve, jo i një pjese të tyre! Bile, po të shkohet deri në ‘’ekstrapolim’’ të logjikshëm të këtij pohimi, pavarësisht disa korrigjimeve pa dëshirë për përfaqësuesit në këshilla, kjo do të thotë se nuk ka nevojë për zgjedhje vendore, apo dhe nëse organizohen ato duhet të votohen vetëm, kandidatët e qeverisë. E thënë me pak fjalë, si pluralizmi, ashtu dhe rotacioni normal politik janë të tepër! Prandaj, kjo lloj propagande elektorale duhet të jetë e dënueshme, të paktën nga ana publike!’’, komenton Meidani.

 

Lexo edhe:

SHPËRTHEN GJERGJ BOJAXHI: RAMA PO SHANTAZHON VOTUESIT

 

 

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kosova: Rama më ka bërë oferta për poste të rëndësishme, fjalët e fushatës i ka nga halli
Erdogan: Në Ballkan ka njerëz që cënojnë paqen, acarimet në Maqedoni të zgjidhen me dialog »
Article Logic
Execution time: 0.008465051651001
array(1) { ["section"]=> string(90) "meidani-kritikon-ramen-po-shkel-kushtetuten-me-thirrjen-te-gjithe-votat-socialisteve-11022" }