Meidani: U bëmë ‘’gazi i botës’’, Rama të kërkojë falje për “kriminelët” e PS

Publikuar tek: politike, më 09:00 28-09-2015 Meidani: U bëmë ‘’gazi i botës’’, Rama të kërkojë falje për “kriminelët” e PS Edi Rama dhe Rexhep Meidani

Ish-presidenti, Rexhep Meidani ka deklaruar se Partia Socialiste është bërë ‘’gazi i botës’’ me kriminelët në listat e saj. Meidani thotë se Rama duhet të kërkojë falje për situatën e krijuar në PS me elementët e kriminalizuar, që kanë qenë të përzgjedhurit e tij direkt. Sipas ish-kreu të shtetit situata e krijuar është përgjegjësi personale e Ramës për përfshirjen në listat e deputetëve të individëve me të shkuar kriminale, duke njollosur në këtë mënyrë jo vetëm emrin dhe historinë e grupit parlamentar socialist, por dhe parlamentit shqiptar.

“Së pari, duke ndryshuar thellësisht konceptimin ligjor, etik e moral dhe praktikën përkatëse! Aq më tepër që po rezultojnë shumë false të gjitha deklaratat e bëra nga Kryeministri apo që po vazhdojnë të bëhen, ende sot, nga të gjitha palët. Në gjykimin tim, krahas procesit parlamentar-ligjor të dekriminalizimit, që duhet të jetë sa më bashkëpunues dhe me shpirt konsensusi, duhet të ecet me shpejtësi edhe në procesin politik-partiak, me rregullime statutore e strukturore për shmangien që në embrion të kësaj situate përfaqësimi që na bëri “gaz të botës”, thotë Meidani për ‘’Panorama’’.

Meidani mendon se zgjidhja më e mirë për dekriminalizimin e Parlamentit është që vendi të shkojë sërish në zgjedhje si ato të përgjithshme ashtu dhe vendore.

 ‘’Duhet ndryshuar thellësisht konceptimi ligjor, etik e moral dhe praktika përkatëse! Në gjykimin tim, krahas procesit parlamentar-ligjor të dekriminalizimit, që duhet të jetë sa më bashkëpunues dhe me shpirt konsensusi, duhet të ecet me shpejtësi edhe në procesin politik-partiak, me rregullime statutore e strukturore”, thotë Meidani.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ekskluzive/ Skandali me "Rapiscan", miliona euro në dëm të bizneseve i kalojnë kompanisë private
Letra e Brahos: Po synohet destabilizimi i vendit, presion familjarëve të Ismailajt për devijim procesi »
Article Logic
Execution time: 0.020937919616699
array(1) { ["section"]=> string(75) "meidani-u-beme-gazi-i-botes-rama-te-kerkoje-falje-per-kriminelet-e-ps-21808" }