Meksikë, shpërthen kamioni me gaz para një spitali, vdesin 3 fëmijë

Publikuar tek: bota, më 10:13 30-01-2015 Meksikë, shpërthen kamioni me gaz para një spitali, vdesin 3 fëmijë

Një kamion çisternë që transportonte gaz ka shpërthyer para një spitali pediatrik në kryeqytetin meksikan. Nga shpërthimi kanë humbur jetën 3 fëmijë ndërsa rreth 50 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Godina e spitalit dhe një çerdhe, pranë shpërthimit, janë shembur thuajse plotësisht, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbardhur qartësisht dinamikën e aksidentit.

Shpërthimi ka ndodhur ndodhur në orën 07.00 të mëngjesit të së premtes, sipas orës lokale, në Cuajimalpa, një lagje në perëndim të kryeqyteti meksikan,. Dyshohet se shkak i shpërthimit ka qënë një rrjedhje gazi, gjatë kohës që kamioni ishte duke shkarkuar gaz pranë një biznesi që ndodhej në afërsi të spitalit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021237134933472
array(1) { ["section"]=> string(70) "meksike-shperthen-kamioni-me-gaz-para-nje-spitali-vdesin-3-femije-1882" }