Memushaj largohet përkohësisht nga Kombëtarja, De Biasi jep "ok"

Publikuar tek: sport, më 17:33 04-06-2016 Memushaj largohet përkohësisht nga Kombëtarja, De Biasi jep

Lojtari më i rëndësishëm i klubit të Serisë B në Itali Peskarës, Ledian Memushaj është larguar për tek skuadra e tij, e cila do të luajë nesër ndeshjen e playoff-it për t’u ngjitur në Serinë A.

Ndryshe nga shokët e tij të Kombëtares, të cilët do të kenë mundësinë pë tu relaksuar në 30 orët e ardhëshme, brenda të cilave, trajneri De Biasi i ka lënë të lirë futbollistët, Memushaj do të jetë në Itali. Ai do të luajë në mrëmje dhe menjëherë pas ndeshjes do të kthehet në Bergamo për tu bashkuar me ekipin.

Dëshira e tij për të qenë pranë klubit në një ndeshje deçiziive për skuadrën eshtë miratuar nga trajneri De Biasi, duke qenë se ka përkuar edhe me ditën e relaksit për skuadrën kombëtare.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shevchenko: Shqipëria është realitet, tifozët të mrekullueshëm
Në Francë, me flamur kombëtar gjigant (Video) »
Article Logic
Execution time: 0.020537137985229
array(1) { ["section"]=> string(67) "memushaj-largohet-perkohesisht-nga-kombetarja-de-biasi-jep-ok-42440" }