Menaxheri i Toure, mesfushori nuk largohet nga City

Publikuar tek: sport, më 10:52 22-02-2015 Menaxheri i Toure, mesfushori nuk largohet nga City

Menaxheri i mesfushorit të Manchester City, Ditmiri Selçuk është shprehur se Yaya Toure nuk do të largohet nga City.

Deklaratat e tij vijnë pas zërave të një interesimi të fortë të Interit, por në veçanti Roberto Mançinit i cili ka qënë edhe trajneri i Toure gjatë kohës kur ai drejtonte Manchester City-n.

“Toure ndihet mirë këtu, edhe pse është përfolur në media se ai po mendon largimin. Ai nuk më ka kërkuar kurrë të gjej ndonjë skuadër tjetër për të, ndaj dhe unë mendoj se ai është i kënaqur me karrierën e tij në Manchester. Është normale që për të interesohen skuadrat e mëdha pasi është një lojtar me aftësi të mëdha”.

Ndërsa përsa i përket zërave që kanë qarkulluar së fundmi në media Selçuk shprehet: “Sheiku Mansour nuk pranon të shes Touren as për 250 mln euro”, dhe se lojtari është edhe në radaret e Real Madridit dhe Chelsea-t.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zhvillohen garat e para të Supermoto 2015
Ja rezultatet e javës së 23-të të Superiores, nesër Skënderbeu-Kukësi »
Article Logic
Execution time: 0.0045890808105469
array(1) { ["section"]=> string(55) "menaxheri-i-toure-mesfushori-nuk-largohet-nga-city-4101" }