Menaxhimi i “Zonave të Mbrojtura”, miratohet projektligji

Publikuar tek: ekonomi, më 15:09 04-05-2017 Menaxhimi i “Zonave të Mbrojtura”, miratohet projektligji

Në seancën plenare të ditës së sotme u miratua projektligji “Për Zonat e Mbrojtura”.

Ligji “Për zonat e mbrojtura”, synon përmirësimin e disa elementeve dhe problematikave. Ky projektligj synon një menaxhim më efektiv dhe të pavarur të të gjithë Zonave të Mbrojtura ekzistuese dhe ato që do të shpallen që nga hartimi i planit të

Projektligji “Për Zonat e Mbrojtura” ka kaluar përgjatë një viti në një sërë konsultimesh me publikun. Janë zhvilluar rreth 12 tavolina të rrumbullakta mbi të cilat është diskutuar drafti me përfaqësues të universiteteve dhe botës akademike, shoqërisë civile dhe përfaqësues të institucioneve të huaja dhe donatorëve.

Ligji është në përputhje me legjislacionin kombëtar dhe atë ndërkombëtar, madje është edhe transpozim i pjesshëm i Direktivës së Kèshillit 92/43/EEC e 21 Majit 1992 “Për ruajtjen e habitateve natyrore, të florës dhe të faunës së egër”.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.2488009929657
array(1) { ["section"]=> string(60) "menaxhimi-i-zonave-te-mbrojtura-miratohet-projektligji-77463" }