”Mëngjeset në kafe Rostand”, adhuruesit e Kadaresë në Francë mbajnë radhë për një autograf

Publikuar tek: kulture-art, më 11:01 25-01-2017 ”Mëngjeset në kafe Rostand”, adhuruesit e Kadaresë në Francë mbajnë radhë për një autograf

Libri ”Mëngjeset në kafe Rostand”, ka mbledhur adhuruesit e shkrimtarit të madh Ismail Kadare në Paris, të cilët, kanë pasur rastin të takohen dhe të marrin autografet nga ai, pikërisht në takimin letrar që është organizuar nga Fondacioni Aleanca Franceze.

Përveç parisienëve, në këtë takim letrar nuk kanë munguar edhe shqiptarët të cilët jetojnë në Paris, në mesin e të cilëve edhe këshilltarë, aktorë por edhe studentë.

Ismail Kadare është një nga shkrimtarët më të mëdhenj të letërsisë shqipe dhe gjithashtu një nga shkrimtarët më të njohur të letërsisë botërore bashkëkohore.

Me veprën e tij, që ka shënuar një numër rekord të përkthimeve (në mbi 45 gjuhë të huaja), ai e ka bërë të njohur Shqipërinë në botë, me historinë dhe kulturën e saj shekullore.

Rrugën e krijimtarisë letrare e nisi si poet që në vitet e gjimnazit Frymëzimet djaloshare, 1954, “Ëndërrimet”, (1957), por u bë i njohur sidomos me vëllimin Shekulli im (1961), që u pasua nga vëllimet e tjera poetike, si: Përse mendohen këto male (1964), Motive me diell (1968) dhe Koha (1976).

Postimi i ambasadorit të Shqipërisë në Francë Dritan Tola

dritan.png

16266152_10212176475546747_2982304858379819910_n.jpg

16115009_10212176477306791_3489370092168940002_n.jpg

16266042_366284773744699_3779309480775283760_n.jpg

16142237_366285873744589_9133214580992393786_n.jpg

16195796_10212176477906806_6665255198103932038_n.jpg

16114712_10212176488547072_6555811607580230400_n.jpg

16265591_366284787078031_4194930704047275742_n.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Aktori i madh Ndriçim Xhepa mbush-60 vjeç, Veliaj dhe Kumbaro mbledhin miqtë dhe e nderojnë me titullin "Simbol i Tiranës"
Ja dy ndërtesat shqiptare pjesëmarrëse në konkursin ndërkombëtar “Ndërtesa e Vitit 2017” »
Article Logic
Execution time: 0.014851093292236
array(1) { ["section"]=> string(93) "mengjeset-ne-kafe-rostand-adhuruesit-e-kadarese-ne-france-mbajne-radhe-per-nje-autograf-66606" }