Mentor Kikia: Një lajm i mirë nga Prokuroria

Publikuar tek: fcb-bomb, më 12:31 30-12-2017 Mentor Kikia: Një lajm i mirë nga Prokuroria

“Një lajm i mirë nga Prokuroria”.

Kështu e cilëson gazetari Mentor Kikia lëvizjen e kryeprokurores Arta Marku e cila largoi ditën e djeshme nga drejtim i i Prokurorisë së Tiranës Petrit Fushën duke vendosur në krye Dritan Rreshkën.

Kikia madje e quan “bingo” këtë lëvizje dhe s’ngurron të tregojë hapur konsideratën që ka për prokurorin e ri të Tiranës.

“Lëvizja e para e rëndësishme e kryeprokurores së re është bingo për organin e prokurorisë. Në krye të Prokurorisë së Tiranës është tashmë Dritan Rreshka. Një prokuror i ri dhe i talentuar, një profesionist i shkallës së lartë, dhe nga të paktët emra që nuk mund të përfliten për afera korruptive. Ky vendim më jep shpresë për ngritjen e një sistemi drejtësëie të vërtetë”, shkruan Kikia.

Kryeprokurorja Arta Marku ditën e djeshme ka larguar nga posti i drejtores së marrëdhënieve me jashtë në sektorin e dekriminalizimit edhe prokuroren Rovena Gashi duke vendosur në vend të saj Arqile Koçën.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022037982940674
array(1) { ["section"]=> string(50) "mentor-kikia-nje-lajm-i-mire-nga-prokuroria-104920" }