Mënyra si e gatuani orizin mund t’ju rrezikojë shëndetin, ja çfarë kanë zbuluar studimet

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 11:40 17-02-2017 Mënyra si e gatuani orizin mund t’ju rrezikojë shëndetin, ja çfarë kanë zbuluar studimet

Mendoni se e keni gatuar mirë orizin?

Një studim i ri ka zbuluar se nëse nuk përdorni mjaftueshëm ujë për ta zier atë, rrezikoheni nga sëmundjet e zemrës dhe kanceri.

Gatimi i orizit me shumë ujë ndihmon për të larguar arsenikun, duke parandaluar kështu çdo helmim të mundshëm nga kjo substancë kimike. Nëse e lini orizin në ujë gjatë gjithë natës, ulen nivelet e toksinave industriale me rreth 80%, thonë ekspertët shkruan 'Daily Mail'.

Orizi merr substanca helmuese gjatë kohës që rritet, si pasojë e toksinave industriale dhe pesticideve.

Ky paralajmërim vjen pas shqetësimit të ngritur para pak ditësh nga Agjencia e Standardeve të Ushqimit në lidhje me patatet e skuqura shumë dhe tostit të djegur, pasi rrisin nivelet e substancës kimike akrylamide, që shkakton kancer.

Zakonsisht, orizi ka 10 herë më shumë arsenik organik se çdo ushqim tjetër. Ekspozimi kronik ndaj tij mund të shkaktojë një sërë problemesh shëndetësore, sëmundje të zemrës, diabet, dëmtime të sistemit nervor apo probleme në zhvillimin e fëmijëve.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.22772312164307
array(1) { ["section"]=> string(93) "menyra-si-e-gatuani-orizin-mund-t-ju-rrezikoje-shendetin-ja-cfare-kane-zbuluar-studimet-69018" }