Mënyra si të zbuloni gjininë e bebes me metodat e lashta

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 20:32 10-10-2016 Mënyra si të zbuloni gjininë e bebes me metodat e lashta

Ekografitë në lashtësi nuk egzistonin, por të parët tanë zbulonin gjininë e bebes nga simptomat e nënës si nepsi, forma e barkut, gjendja emocionale...

Këto “tregues të lashtë” mund të mos besohen por dhe ndodh që të zbulohet gjinia. Ja se në çfarë besonin të parët tanë: 

Shkëlqimi i lëkurës: Nëse lëkura ju shkëlqen dhe bëheni më të bukura, tradita tregon se po prisni një djalë. Vajzat i bëjnë nënat të duken më pak të bukura, me lëkurë me probleme dhe me flokë më të dobët.

Forma e barkut: nëse e keni barkun e gjerë, mendohet të prisni një vajzë, nëse barku është i ngushtë ka më shumë gjasa të prisni një djalë.

Sodë buke: Ky ka qënë testi më i përdorshëm dhe më “i besueshëm” për gjeneratën më të vjetër. Në një tas të vogël me urinë hidhni 2 lugë sodë buke, nëse urina nuk reagon do të thotë se ka gjasa të prisni një vajzë, nëse shkumon mund të keni një djalë.

Zona ku shtoni peshë: Eshtë e pritshme që gjatë shtatzanisë të shtoni në peshë, por nëse shtoni peshë në pjesën e kofshëve dhe ijeve ka gjasa të prisni një vajzë, nëse shtoni peshë të njëtrajtshme në të gjithë trupin, mund të jeni duke pritur një djalë.

Mundimet e mëngjesit: Nëse shtatëzaninë e keni me mundime, më të vjella të shumta dhe me gjendje jo të mirë, të moshuarit e shpjegojnë si ardhjen e një vajze në jetë. Nëse ndiheni të lehta dhe pa mundime supozohet të jetë djalë!

E ëmbël apo e kripur: Supozohet që nënat që po presin një vajzë kanë dëshirë të hanë më shumë gjëra të ëmbla, në të kundërt nënat që presin një djalë kanë më të preferuara ushqimet e kripura dhe të tharta.

Të rrahurat e zemrës: Nëse të rrahurat e zemrës janë 140 në minutë supozohet të prisni një vajzë, nëse të rrahurat e zemrës së foshnjes janë nën 140 supozohet të prisni një djalë.

Në bazë të këtyre detajeve të parët tanë i vinin vulën gjinisë së fëmijës që do vinte në jetë. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026985883712769
array(1) { ["section"]=> string(62) "menyra-si-te-zbuloni-gjinine-e-bebes-me-metodat-e-lashta-55725" }