Mërgim Mavraj duke qeshur: Ç’më kërkoi Diego Kosta! Dhe mesazhi emocioues për mamin e vet

Publikuar tek: sport, më 22:18 09-10-2016 Mërgim Mavraj duke qeshur: Ç’më kërkoi Diego Kosta! Dhe mesazhi emocioues për mamin e vet Mergim Mavraj duke folur ne mikrofonin e TVSH

I vetmi lojtar i qeshur në kamerat e TVSH ishte pikërisht Mërgim Mavraj, mbrojtësi karizmatik. Dhe duke qeshur tregon përplasjen me Diego Kostën. 

“Diego Kosta, ma kërkoi numrin e telefonit dhe e refuzova. I thashë që brazilianët që lozin për spanjën nuk i respektojmë shumë (qesh) ëstë normale mbrojtësi me sulmuesin. Eshtë shumë vështirë dhe të jemi realist…Spanja është me cilësi shumë të mëdha. Dhe duhet të jetë cdo gjë në favorin tonë që të merrnim pikë” tha ai.

“Nuk patëm fat, gabuam dhe i mundësuam Spanjës dy gola të lehtë. Lodhesh sakrifikojmë gjithcka japim maksimalen dhe në fund fare një gabim vendos lojën. Ky është dallimi i skuadrave të mëdha dhe të vogla si jona. Një mundësi ata e shfrytëzojnë dhe bëjnë gol” tha Mavraj.

“Po Izraelin duhet të bëjmë detyrën tonë. Dhe sipas mendimit tim nuk është e njëjta ndeshje si me Spanjën me Italinë. Do luajmë me më shumë pasime dhe me shumë guxim. Ka pasur njeri në Shqipëri që kanë thënë se do fitojmë? Gazetarët? Nuk e kuptojnë se ç’është futbolli” tha ai.

“Të fala mami. Të dua shumë mami” tha në fund mesazhin e vet Mavraj për të ëmën. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « TVSH masakron De Biasin për mënyrën si u soll në mikrofonin e Televizionit Publik Shqiptar
Etrit Berisha pranon gabimin për golin e parë: Si u keqkuptova me Berat Gjimshitin për topin »
Article Logic
Execution time: 0.021780967712402
array(1) { ["section"]=> string(93) "mergim-mavraj-duke-qeshur-c-me-kerkoi-diego-kosta-dhe-mesazhi-emocioues-per-mamin-e-vet-55626" }