Mërgim Mavraj e tepron me Islamin, Köln merr në kontroll situatën

Publikuar tek: sport, më 11:08 30-01-2015 Mërgim Mavraj e tepron me Islamin, Köln merr në kontroll situatën

Me qindra tifozë të futbollit shqiptar kanë pranuar të bëhen mbështetës dhe ndjekës të Mërgim Mavraj në rrjetet sociale për shkak të karrierës dhe arritjeve të futbollistit të kombëtares kuqezi. Por me dhjetëra prej tyre, si dhe shumë tifozë gjermanë kanë nisur të bezdisen nga postimet fetare të mbrojtësit.

Klubi gjerman i Köln ka vendosur që të marrë në kontroll faqen e “Facebook” të Mërgim Mavraj, aty ku lojtari përditëson në mënyrë të vazhdueshme foto nga ndeshjet, thënie të ndryshme por edhe imazhe nga faljet e tij në xhami, përkrahjet e hoxhëve të ndryshme dhe dedikime ndaj profetit Muhamed dhe Allahut.

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, që njihet si një besimtar i zellshëm i fesë islame, ka shqetësuar klubin gjerman që ka vendosur të marrë nën kontroll faqen e Mavraj. Përveç, periudhës aspak të mirë, pasi nuk ka arritur të fitojë një vend titullari në formacionin e skuadrës nga Nord Rhein Westfalen,  futbollistit nga Istogu tani i duhet të përballet edhe me këto probleme të tjera jashtë fushave të Bundesliga.

Sondazh per Personazhin e Vitit

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Portieri Samir Ujkani, leksion për integrimin e pakicave në Palermo
Pique bën një tjetër “gol”, Shakira sjell në jetë djalin e dytë »
Article Logic
Execution time: 0.019568920135498
array(1) { ["section"]=> string(70) "mergim-mavraj-e-tepron-me-islamin-koeln-merr-ne-kontroll-situaten-1905" }