Mërgim Mavraj flet para ndeshjes me Zvicrën: Do bëjmë surprizën

Publikuar tek: sport, më 16:45 07-06-2016 Mërgim Mavraj flet para ndeshjes me Zvicrën: Do bëjmë surprizën

Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Mërgim Mavraj ka folur përpara ndeshjes me Zvicrën, e cila do të jetë e para për skuadrën tonë në Kampionatin Europian.

Gjatë një interviste për faqen e “FSHF”, Mavraj është shprehur se Shqipëria do të bëjë surprizën në Francë dhe do i tregojë Europës se kemi punuar dhe jemi përmirësuar shumë.

Intervista:

Si ndiheni për faktin qe Kombëtarja Shqiptare e Futbollit do të luajë në Kampionatin Europian, ‘’Francë 2016’’?

Ndjeva kënaqësi , një lloj tjetër kënaqësie, të pa provuar më parë. E ndjeja që ishte dicka e madhe.

Kjo është pjesmarrja e parë për ekipin e Shqipërisë , në Kampionatin Europian. Çfarë mendimi keni për këtë mundësi historike?

Ky është një shance shumë i madh , dhe nuk kemi gjë për të humbur. Pavarsisht se cfarë do të ndodhë, kjo do të jetë një eksperiencë e madhe për mua, për ekipin dhe për të gjithë Shqiptarët.

Kur i keni patur fillesat me futbollin? Kur keni filluar të luani si futbollist profesionist?

Kam filluar të luaj kur isha rreth 10 vjec. Nuk ishte dicka e planifikuar. Ishte thjesht për qejf. Në ato momente doja të bëhesha polic. Por Zoti dontë që të bëhesha futbollist. E nisa karrierën kur isha 20 vjec.

Çfarë këshille do ju jepje lojtarëve të rinj shqiptarë?

Nëse do të bëhesh lojtar , duhet shijosh dhe ndjesh emocione të jashtzakonshme, që mund ti marrësh vetëm kur luan.

Kush janë pritshmëritë dhe qëllimet tuaja personale për Kampionatin Europian 2016 ?

Duam të bëjmë surprizën, duam që ti tregojmë Europës se kemi punuar dhe jemi përmirësuar shumë.

Kush është ekipi juaj i preferuar në ‘’Euro 2016’’ ?

Ekipin më të mirë , dhe ne do të japim më të mirën.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Presidenti i FIGC, Tavecchio flet për zgjedhjen e Ventura-s në krye të Italisë
Probleme me shqiptimin e emrave, UEFA u lehtëson punën komentatorëve me këtë listë »
Article Logic
Execution time: 0.015817880630493
array(1) { ["section"]=> string(68) "mergim-mavraj-flet-para-ndeshjes-me-zvicren-do-bejme-surprizen-42754" }