Mërgim Mavraj i dëshpëruar: U përpoqa por nuk ia dola dot, kam besim tek djemtë kuqezinj

Publikuar tek: sport, më 16:11 04-10-2015 Mërgim Mavraj i dëshpëruar: U përpoqa por nuk ia dola dot, kam besim tek djemtë kuqezinj

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj, i dëshpëruar ka njoftuar tifozët se pavarësisht përpjekjeve të bëra prej tij, nuk do të jetë e mundur që të jetë në fushën e lojës për ndeshjen kundër Serbisë.

Në një reagim në facebook, Mavraj shprehet se muajt e fundit ka sakrifikuar gjithçka, me qëllimin e vetëm për të qenë në fushë për ndeshjen e 8 tetorit, e megjithatë nuk ia ka dalë dot. Gjithsesi, ai ka besim tek shokët e tij të skuadrës, të cilët mund të bëjnë të mundur kualifikimin e Shqipërisë në Euro2016.

Reagimi i Mërgim Mavrajt:

Dita më e rëndësishme për Shqipërinë dhe shqiptarët është shumë afër...

Me zemër të thyer ju njoftoj që nuk mund të jem ne fushën e lojës pavarësisht të gjithë sakrificave që kam bërë pas operacionit!

Kam sakrifikuar gjithçka muajt e fundit. Jam stërvitur 8 orë në ditë, çdo ditë për muaj me rradhë pa pushim, me synimin që të isha në fushë për Kombin kuqezi, por lajmet e këqija për mua nuk po marrin fund...

Për muaj me rradhë lashë pas dore familjen dhe shoqërinë duke ju përkushtuar synimit që kisha...

Jeta ime muajt e fundit kishte vetëm një qëllim, të isha gati për këtë ndeshje, por me dhimbje e pranoj që nuk ja dola dot.

E megjithatë nuk jam dorëzuar sepse besimi im është shumë i madh tek djemtë kuqezinj dhe tifozë tanë që do ti tregojmë botës, pavarësisht se jemi një vënd i vogël kemi vlera të jashtëzakoshme!

Lexo edhe: Serbia grumbullon një “shqiptar” për ndeshjen kundër Shqipërisë

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Serbia grumbullon një “shqiptar” për ndeshjen kundër Shqipërisë
Amerikanët e ESPN film dokumentar për Shqipëri-Serbi »
Article Logic
Execution time: 0.02452278137207
array(1) { ["section"]=> string(92) "mergim-mavraj-i-deshperuar-u-perpoqa-por-nuk-ia-dola-dot-kam-besim-tek-djemte-kuqezinj-22320" }