Mërgim Mavraj mesazh izraelitëve: Mirësevini në Shqipëri, në vendin e tolerancës fetare

Publikuar tek: sport, më 15:40 11-11-2016 Mërgim Mavraj mesazh izraelitëve: Mirësevini në Shqipëri, në vendin e tolerancës fetare

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj, i ka uruar mirëseardhjen në Shqipëri kombëtares izraelite, me të cilën do të ndeshen ditën e nesërme në stadiumin e Elbasanit.

“Mirësevini në Shqipëri, në vendin e tolerancës e harmonisë fetare. Ne nuk kemi nevojë për siguri të teprume kur dalim nga shtëpia”, shkruan Mavraj në facebookun e tij.

Shërbimet sekrete të huaja në bashkëpunim me ato vendase zbuluan disa ditë më parë planin e 4 ekstremistëve islamikë për të hedhur në erë stasiumin e Shkodrës dhe më pas do qëllonin me automatik mbi kombëtaren izraelite.

Sipas raportimeve në media, ata do të sulmonin më pas edhe burgun 302 në Tiranë, ku vuajnë dënimin 9 personat e arrestuar për nxitje të urrejtjes fetare dhe rekrutimin e të rinjve me qëllim dërgimin e tyre në Siri.

Ndeshja Shqipëri - Izrael do të zhvillohet nën masa të rrepta sigurie.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « E prisnin t’i bashkohej Shqipërisë, por talenti 20-vjeçar zgjedh Kosovën
Trajneri i izraelit tregon rivalin, përcakton si do jetë ndeshja e nesërme »
Article Logic
Execution time: 0.004647970199585
array(1) { ["section"]=> string(91) "mergim-mavraj-mesazh-izraeliteve-miresevini-ne-shqiperi-ne-vendin-e-tolerances-fetare-59213" }